Pas Kërçovës dhe Velesit, policia kreu bastisje anti-drogë edhe në Tetovë dhe Gostivar.

Në Çajle të Gostivarit, në ora 23:35 policët kanë arrestuar G.S.(30) nga Gostivari dhe B.D.(22), B.D.(27) dhe B.D.(22) nga Çajlja, pasi janë kapur me marihuanë.

Që të tre janë mbajtur në Stacion Policor në Gostivar, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Bastisje mbrëmë është kryer edhe në dalje të Tetovës në hyrje të Shkupit, në afërsi të një objekti hotelerik.

Policët në këtë aksion kanë arrestuar E.A.(24) nga Kamjani i Tetovës dhe F.R.(25) nga Siniçani i Tetovës për shkak se gjatë kontrollit u është gjetur pluhur droge.

Pas dokumentimit të rasteve kundër pesë të arrestuarve do të shqiptohet kallëzim përkatës./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ukraina shemb monumentin që simbolizon miqësinë me Rusinë

Një monument i kohës sovjetike që simbolizon miqësinë midis Rusisë dhe Ukrainës…

Rriten thirrjet për bojkot të McDonaldsit dhe Coca-Colas pasi po vazhdojnë punën në Rusi

Presioni po rritet mbi gjigantët perëndimorë të ushqimit dhe pijeve për t’u…

Aleati i Putinit gjendet i vdekur bashkë me gruan dhe vajzën

Vladislav Avayev, një aleat i afërt i Presidentit rus, Vladimir Putin, i…

Polonia refuzon ligjin europian

Gjykata Kushtetuese shpall të papajtueshëm traktatet europiane Gjykata Kushtetuese e Polonisë hodhi…

Gjashtë persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit

24 orëshi i fundit ka regjistruar 131 raste të reja me Covid…