Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Manastir janë arrestuar pesë persona ndërsa është kapur drogë në vlerë të përgjithshme prej 800.000 eurove, përcjell TV21. Policia njofton se droga e tipit marihuanë është gjetur në një fabrikë për prodhimin e vajit të kanabisit, të cilës i është marrë licenca për punë.

“Gjatë kontrollit të personit juridik, në njërën nga dhomat janë gjetur dy femra duke përpunuar dhe paketuar lule të thata kanabisi, ndërsa në dhomat e tjera të fabrikës është gjetur një sasi e madhe lulesh të thata kanabisi” tha zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Suzana Pranjiç Talevska.

Në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Manastir, droga e gjetur është paketuar në 67 thasë me peshë totale rreth 250 kilogramë. Pesë personat janë ndaluar në stacion dhe pas plotësimit të gjithë dokumentacionit do të bëhet kallëzim penal ndaj të gjithë personave të përfshirë në prodhimin e paligjshëm të lëndës narkotike mariihuanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Irani thotë se vrasja e komandantit e dobësoi luftën kundër IS-it

Komandanti ushtarak i Iranit, Qasem Soleimani, i cili është vrarë muajin e…

Borrell i shkruan Kurtit, shprehet mirënjohës për takimet në Bruksel

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i ka shkruar kryeministrit të Kosovës…

Ukrainasit gjejnë dokumente të klasifikuar plot me të dhëna të ushtrisë ruse

Ukraina ka gjetur një hard disk që përmban rreth 100 GB të…

Kurti për marrëveshjen e Washingtonit: Më shumë tentim për ujdi të shpejtë, sesa ndihmë ndaj Kosovës e Serbisë të ecin përpara

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar sot marrëveshjen e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe…

Helikopteri i KFOR-it patrullon mbi në Jarinë

Pas manovrave të sotme dhe të djeshme me helikopterë dhe aeroplanë ushtarak…