12 shtëpi të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe.

Bastisjet janë kryer me urdhër të Gjykatës së Vranjës.

Kjo u konfirmua po ashtu edhe nga njëri prej ish-ushtarëve të UÇPMB-së, Nadir Sefedini.

“Po, janë thyer 12 objekte në Bujanovc dhe Zarbicë. Ngjarja ka ndodhur të hënën më 6 mars”, tha Sefedini për Klankosova.tv

Sefedini deklaroi se ai dhe familja e tij janë traumatizuar.

“Familjen e kam për momentin në Gjilan. Fëmijët nuk po guxojnë të shkojnë në Bujanovc”, jemi të traumatizuar”, tha ai.

Ai theksoi se bastisjes janë kryer nën preteksin e kërkimit të armëve.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe nënkryetari komunës së Bujanovcit, Shqiprim Musliu.

Ai i ka dërguar edhe një letër gjatë së mërkurës, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Britania njofton sanksione kundër Bjellorusisë

Britania e Madhe do të vendosë sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e…

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ngre alarmin: Sulm terrorist i Rusisë pranë kufirit të NATO-s, mbylleni qiellin

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, i quajti sulm terrorist sulmet…

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme nëpër qytetet e Kosovës

Një familje në lagjen “Deremhallë” në Komunën e Gjilanit u evakuua nga…

AP: Pak informacion për refugjatët afganë të dërguar nga SHBA në bazën ushtarake në Kosovë

SHBA po mirëpret dhjetëra mijëra afganë të nxjerrë nga Kabuli, por ka…

Millanov: “Terrorizmi, akuzë e gabuar për Grupin e Kumanovës”

Në Gjykatën e Apelit, në ditën e dytë janë duke u shqyrtuar…