Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, përmes një projekti të financuar bashkërisht kundër krimit ekonomik – PECK III, më 30 maj organizuan një tryezë diskutimi lidhur me themelimin e Fondit të Konfiskimit në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media thuhet se kjo ngjarje u shfrytëzua për të diskutuar për draft koncept dokumentin për themelimin e fondit, të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, që paraqet praktikat më të mira ndërkombëtare dhe për të dhënë rekomandime në këtë fushë.

“Ndonëse vlera e përgjithshme e pasurive të konfiskuara në Kosovë është margjinale, puna për themelimin e Fondit të Konfiskimit është një hap në drejtimin e duhur dhe një detyrim që buron nga Agjenda për Reforma Evropiane II e Kosovës”, tha Jarmo Helppikangas, udhëheqës i Seksionit për Sundimin e Ligjit, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Ligjore në Zyrën e BE-së në Kosovë.

“Themelimi i Fondit është i rëndësishëm pasi që do të mundësoj që pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme dhe më pas të konfiskuara të shfrytëzohen për përfitime të shoqërisë. BE-ja dhe Këshilli i Evropës presin të punojnë me institucionet e Kosovës për themelimin e këtij Fondi”, u shpreh ai.

Përveç përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës, përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, agjencive për zbatimin e ligjit, shoqërisë civile, në debat morën pjesë edhe partnerët ndërkombëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pandemia e koronavirusit lë në hije garën mes kandidatëve demokratë për president të Amerikës

Shteti amerikan Ohajo anulloi në minutën e fundit votimet paraprake për shkak…

Serbia të tërheq forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit të Kosovës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, ka…

Raufi: Rasti “Monstra” është i instrumentalizuar

Avokati mbrojtës Naser Raufi fjalët përfundimtare i nisi me atë që shumë…

Aksidenti tragjik, VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Spasovskit dhe Boçvarskit

Partia opozitare, VMRO-DPMNE sot ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të…

Çështja e identitetit, Karakaçanov sfidon Gruevskin

Kreu i Lëvizjes Bullgare VMRO njëherë edhe ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir…