BE-ja do të vendosë sanksione ndaj Kinës nëse armatos Rusinë, sipas një zyrtari të lartë të Bashkimit Evropian.

Kina ka mohuar se do të dërgojë armë në Rusi, por shqetësimet janë ngritur midis aleatëve perëndimorë të Ukrainës, duke përfshirë kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Ai paralajmëroi Pekinin në rast të ofrimit të një ndihme të tillë për Moskën, duke thënë se “mos i dorëzoni asnjë armë agresorit rus”.

Kina është partneri kryesor tregtar i Gjermanisë, por qëndrimet duket se po ndryshojnë brenda BE-së, raporton skynews.

Scholz dhe presidenti amerikan, Joe Biden pritet të diskutojnë sot rreth shtetit kinez dhe luftës ukrainase kur të takohen në Shtëpinë e Bardhë.

John Kirby, zëdhënës i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se SHBA-ja nuk ka parë ndonjë tregues se Kina ka marrë një vendim nëse do të dërgojë armë në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ukrainasve po u arrin ndihma nga të gjitha anët, pas amerikanëve – tani norvegjezët u dërgojnë sisteme kundërajrore Mistral

Ministri i Brendshëm norvegjez Bjorn Arild Gram, ka bërë të ditur se…

Nënshkruhet marrëveshja për lejimin e eksportit të grurit nga Ukraina

Një marrëveshje që lejon eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi…

Kontrollet për koronavirus shkaktojnë kaos në kufijtë evropianë

Kufizimet kufitare që synojnë ngadalësimin e pandemisë së koronavirusit në Europë kanë…

Shaqir Fetai Ramazanin e sheh si para

Shaqir Fetai, ky farë halldupi që kohëve të fundit ka nisur të…

Zëdhënësi i talibanëve: Nuk e di pse afganët janë të frikësuar dhe duan të largohen

Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, ka thënë se afganët nuk duhet te…