Dorëheqja e papritur e politikanes me përvojë si ministre e Arsimit vjen pas një mosmarrëveshje brenda partisë së saj për shkak të propozimit të saj për t’u marrë me mungesën e mësuesve

Britta Ernst, bashkëshortja e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ka dhënë dorëheqje nga roli i saj ministror në shtetin lindor Brandenburg, transmeton Anadolu.

Transmetuesi publik RBB raportoi se dorëheqja e papritur e politikanes me përvojë si ministre e Arsimit vjen pas një mosmarrëveshje brenda partisë së saj për shkak të propozimit të saj për t’u marrë me mungesën e mësuesve.

Ernst, një politikane socialdemokrate, ishte ministre e Arsimit në shtetin Brandernburg që nga shtatori i vitit 2017. Më parë, midis viteve 2014 dhe 2017 ajo shërbeu si ministre e Arsimit e shtetit verior Schleswig-Holstein.

Kryeministri i shtetit Brandenburg, Dietmar Woidke, pranoi dorëheqjen dhe falënderoi atë për punën e saj si ministre. Ai tha se ajo e kishte kryer postin në kohë të vështira me “vizion dhe qetësi”./AA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

ASh-ja i reagon Zaevit: Nuk jemi BDI, s’mund t’i dirigjosh bashkëpunimet tona

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev për…

“Pasaportat e bosëve”, fletarrest për ndërmjetësuesin

Policia mbrëmjen e sotme ka lëshuar një fletarrest për ndërmjetësuesin e pasaportave…

Deputetët miratojnë formimin e Komisioneve Parlamentare

Në seancën e cila është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës…

Ziberi: Hasanbegu dhe Saraji vatra të mundshme të koronavirusit në Shkup

Në Studimin e Hapur në TV 24, Dr. Arben Ziberi, drejtor i…

Detale të reja nga vrasja në Gostivar, vrasja për 1 500 euro

Vrasja me thikë e një gruaje të moshuar dhe plagosja e 2…