Bujar Nishani, një zë i fuqishëm në Partinë Demokratike ka bërë përgjegjës kreun e PD-së, Lulzim Bashën për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit.

Nishani doli hapur kundër liderit të Partisë Demokratike nga i cili po priste dorëheqjen. Nishani tha se Basha nuk ka organizuar as terrenin. Sipas Nishanit, anëtarët e Këshillit të PD-së janë të gjithë në Tiranë, sepse nuk kanë asnjë mbështetje financiare për të kaluar nëpër rreth e për të dalë në terren.

“E dini ju? Njerëzit e Këshillit Kombëtar janë të gjithë në Tiranë. Ata janë të gjithë në Tiranë, sepse janë me vendbanim këtu dhe nuk kanë si të ikin në rreth. Nëse sot kemi një rezultat të tillë në kutitë e votimit, kjo është në gjykimin tim dhe që njoh politikën, elektoratin dhe strukturat e PD, kjo është si rezultat i një sakrifice të jashtëzakonshme të njerëzve që përfaqësojnë Partinë Demokratike në terren, por që janë lënë pa mbështetje, janë lënë të braktisur. Nga ana organizative, nga ana e logjistikës, mbështetjes, njerëzit tanë ishin të pafinancuar. Ata shpirtin e kanë dhënë, por nuk mund ti japin më shumë se sa shpirti i tyre. Dhe për këtë është ai përgjegjës,  përgjegjësi kryesor i humbjes,” tha Nishani i ftuar në një studio televizive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…