Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë sot mbështetjen e Partive Popullore Evropiane për zgjedhjet e 25 Prillit. Në një takim online drejtuesit e PPE janë shprehur pro Bashës dhe u kanë bërë thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në votime dhe të votojnë për Partinë Demokratike.

Donald Tusk, president i PPE tha se Lulzim Basha dhe ekipi i tij do të realizojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

Si president i familjes më të madhe të Partisë Popullore Evropiane, e cila përfaqëson sot shumë grupime parlamentare dhe parti europiane, unë jap mbështetjen time të plotë për Partinë Demokratike dhe kam besim se Lulzim Basha dhe ekipi i tij do të realizojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Partia Demokratike dhe personalisht Lulzim Basha tashmë kanë provuar se mund të bëjnë shumë për Shqipërinë pasi bënë të mundur anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë shqiptarët. Sot unë rikujtoj këtë përvojë dhe udhëheqje të rëndësishme, e cila është shumë e nevojshme edhe tani. Fatkeqësisht viti i kaluar ka shënuar skandale korrupsioni, krim të organizuar, një rrjedhje të madhe të trurit, blerje votash dhe papunësi. Kjo është arsyeja pse unë i besoj programit të Partisë Demokratike me fokusin për të rregulluar ekonominë me fondet e nevojshme që do të rikthejnë investitorët, krijojnë vende të reja pune, mbështetjen e familjeve dhe biznesit të mesëm, palcën e shoqërisë shqiptare e cila do të investojë në edukim dhe kujdesin shëndetësor dhe do të rikthejë besimin tek institucionet“, u shpreh Donald Tusk.

Nga ana tjetër Basha tha se prioriteti i tij dhe i PD është të hapin rrugën e negociatave dhe ta bëjmë Shqipërinë një anëtare të plotë të Bashkimit Europian.

Për 8 vite hapja e negociatave ka ngecur, dhe ky nuk është dështimi i BE-së. Populli shqiptar e kupton shumë mirë se ky është vetëm dështimi qeverisë e cila nuk i ka përmbushur reformat e nevojshme në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara. Unë ju siguroj sot se ky është angazhimi im, angazhimi i ekipit tonë, i Partisë Demokratike para popullit shqiptar që pas zgjedhjeve të 25 Prillit brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re të hapim negociatat për anëtarësim në BE. Të gjithë shqiptarët e kuptojnë që anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian është e vetmja garanci për një ekonomi më të fortë, për investime të huaja që ofrojnë punë dhe paga më të mira, për forcimin e demokracisë së institucioneve dhe sundimin e ligjit, për forcimin e konkurrencës për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit“, tha Basha.

Ndërkohë David McAllister, një nga zyrtarët më të lartë në PPE tha se zgjedhjet e 25 prillit, vendimtare për demokracinë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…