Ndihmës drejtori në Institutin Hariman të Universitetit Kolumbia, Gordon Bardosh, tha se nuk është optimist që këtë vit mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Eksperti për Evropën Juglindore, i tha Radios Evropa e Lirë, se në Prishtinë dhe Beograd mungojnë kapacitetet politike për të arritur një marrëveshje.

“Pikëpamja ime për situatën është kjo: në Prishtinë dhe Beograd nuk ka kapacitete politike që tash të arrijnë një marrëveshje. Gjithashtu, nuk është e qartë sa ka mbështetje në Bruksel dhe Uashington për këtë. Kam përshtypjen se në këtë moment nuk duket se do të ndodhë diçka e rëndësishme” deklaroi Bardosh.

Eksperti nga SHBA-ja tërheq paralele mes bisedimeve Kosovë-Serbi dhe procesit të komplikuar që kishte ndodhur në bisedimet për arritjen e marrëveshjes së Dejtonit për paqen në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Nëse kujtojmë luftën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe gjithë atë që bëri qeveria amerikane kur Richard Holbrooke (1941 –2010) i dërgoi liderët (e Serbisë, Bosnjës dhe Kroacisë) në Dejton dhe i la aty për tre javë derisa u dakorduan për një marrëveshje. Kur e shohim këtë nivel të angazhimin, mendoj se jemi larg një marrëveshje për Kosovën”, tha Bardosh.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë për shkak të vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës mirëpo nga Brukseli dhe Uashingtoni po bëjnë thirrje që palët të ndalin veprimet që dëmtojnë procesin negociator dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kohë më parë përmes letrave dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se dyja vendet duhet ta shfrytëzojnë këtë moment unik për të arritur një marrëveshje paqeje. Presidenti Trump ftoi dy presidentët për ta festuar atë në Shtëpinë e Bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…