Autoritetet spanjolle duan që t’i bëjnë 10 plazhet e qytetit pa duhan

Ka hyrë në fuqi rregullorja e re e cila e bën të paligjshme pirjen e duhanit në plazhet e Barcelonës.

Banorët janë paralajmëruarpër tre muajt e fundit për masën e re, e cila do t’i bëjë 10 plazhet e qytetit pa duhan gjatë gjithë vitit. Verën e kaluar, qyteti pilotoi një skemë të ngjashme në katër plazhe. Gjatë testit, studiuesit panë një rënie të dukshme të numrit të duhanpirësve në plazhe, edhe pse ata që shkelnin normën nuk u gjobitën. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga Bashkia e Barcelonës zbuloi se më shumë se 80%  e banorëve ishin në favor të bërjes së plazheve pa duhan.

Pirja e duhanit jo vetëm që është e dëmshme për shëndetin e njeriut, por edhe për mjedisin. Bishtat e cigareve duan një dekadë për t’u dekompozuar. Këto bishta lëshojnë kimikate në mjedis dhe mund të konsumohen nga kafshët e egra si në të gjithë formën e tyre, ashtu edhe kur shpërbëhen në mikroplastikë.

Barcelona është qyteti i parë i madh spanjoll që lufton duhanin në plazhe, por trendi po rritet në të gjithë Spanjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kovaçevski: Nëse bisedimet me ASh vazhdojnë në frymën pozitive, qeveria mund të zgjerohet!

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nëse bisedimet vazhdojnë në frymën pozitive, si…

Ditë të këqija për Putin, faqet e qeverisë ruse përballen me sulme kibernetike

Uebsajtet e Kremlinit në Rusi po përballen me sulme kibernetike të paprecedenta,…

Ukraina tregon numrin e ushtarëve rusë të vrarë, si dhe atë të makerinerisë luftarake të shkatërruar

Autoritetet ukrainase thonë se Rusia ka humbur 15.300 ushtarë që nga fillimi…

Rikthimi i kuvendit, LSDM-ja kërkon përgjigje me shkrim nga Xhaferi

LSDM-ja nuk do të heqë dorë nga nisma për rikthimin e Kuvendit…

Biden në Poloni, pritet të takohet me Dudën dhe krerët e vendeve të krahut lindor të NATO-s

Joe Biden ka arritur të hënën në Varshavë në orët e vona…