Normat e interesit në eurozonë nuk do të rriten deri në vitin e ardhshëm. Banka Qendrore Evropiane është duke u ofruar bankave kredi të lira për të ndihmuar në ringjalljen e ekonomisë. Këto lëvizje të papritura erdhën pasi banka bëri parashikimet e saj për rritjen dhe inflacionin këtë vit. Banka qendrore tha se normat do të mbeteshin në nivelet e tyre të tanishme “të paktën deri në fund të vitit 2019” . Mario Draghi, kryetar i BQE, tha se të dhënat ekonomike treguan një “moderim të konsiderueshëm” në rritje.

Ai tha se rritja ekonomike në eurozonë tani pritet të jetë 1.1% këtë vit, krahasuar me një parashikim të mëparshëm prej 1.7%. Inflacioni pritet të jetë 1.2%, nga një parashikim i mëparshëm prej 1.6%. “Ne jemi në një periudhë të vazhdueshme rënieje dhe pasigurie. Perspektiva afatshkurtër e rritjes do të jetë më e dobët se sa parashikohej më parë,” tha zoti Draghi.

Vendimi i tij për të rritur normat ndjek lëvizje të ngjashme me ato të bankave qendrore në mbarë botën, duke përfshirë Rezervën Federale të SHBA dhe Bankën e Anglisë. Z.Draghi gjithashtu vuri në dukje ndikimin e luftërave tregtare dhe faktorëve të tjerë.

“Rreziqet që rrethojnë perspektivën e rritjes së zonës së euros lidhen me paqëndrueshmërinë që shkaktohet nga faktorët gjeopolitikë, dhe dobësitë e tregjeve në zhvillim“, tha zoti Draghi.

Andrew Kenningham, ekonomisti kryesor i Europës në Capital Economics, tha se udhëzimet për rritjen e normës së ardhshme dhe financimet për bankat ishin “më akomoduese sesa parashikimet e tregjeve. “Sidoqoftë, ne dyshojmë se masat e reja do të jenë të mjaftueshme për të përmbysur ngadalësimin ekonomik”, thekson ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Do të hapen dyqanet, restorantet e kafenetë, ja vendi i parë në Europë që planifikon të dalë nga izolimi

Synimi është nga 14 prilli. Dyqanet e vogla deri në 400 metra…

Deklarata shokuese e zyrtarit kinez: Koronavirusin në Kinë e solli ushtria amerikane

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian ka bërë deklaratë…

VIDEO / Ushtari izraelit qëllon me plumb pas shpine palestinezin… për qejf

Ky është momenti shokues kur një ushtar izraelit është regjistruar duke qëlluar…

Boris Johnson në Elysee si në shtëpi, këmbët mbi tryezë në takimin me Macron

Në fotot zyrtare me këmbët në tryezë. Më shumë sesa vetë Brexit,…

I doli para një tufë luanësh, udhëheqësi “ngrin” në vend

Një udhëheqës i një ekspedite u trondit kur po ndiqte gjurmët e…