Në fshatin Randobravë të Prizrenit, pas një konflikti verbal me familjarë, babai ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shtënë tri herë në drejtim të vajzës së tij, A. H. 31-vjeçe.

Rasti ka ndodhur sot (14 prill) rreth orës 07:00, ndërsa thuhet se armën nga dora të dyshuarit N. H. 59 vjeç ia ka marrë me forcë djali tij.

Pas kësaj ngjarjeje, i dyshuari është larguar nga shtëpia, ka njoftuar policia.

“I dyshuari fillimisht nëpërmes telefonit ka raportuar policinë se ka gjuajtur në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk e di a e ka vrarë apo jo dhe në ndërkohe është vetë dorëzuar në Stacionin Policor Prizren”, ka thënë Policia, raporton Klankosova.tv.

Patrullat policore, bashkë me emergjencën, janë nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes.

“Por në ndërkohë, në Stacionin Policor Prizren Veri, kanë arrit dy viktimat (motër e vëlla) të cilët e kanë dorëzuar armën gjithashtu. Asnjë person nuk ishte vrarë apo lënduar”, ka theksuar më tej Policia.

Nga Policia është bërë këqyrja e vendi të ngjarjes, mbledhje e provave dhe dëshmive dhe intervistimi i të dyshuarit dhe viktimave.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë. /Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sulmi kibernetik, Yuri Kim: Disa keqdashës u përpoqën të minojnë besimin në demokraci

Ambasadorja amerikane më Tiranë Yuri Kim ka shprehur shqetësimin për sulmet kibernetike…

Hetim për origjinën e Covid-19, Kina jep miratimin

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë të enjten se Kina do…

30 ditë paraburgim për pesë të arrestuarit pas aksionit kundër kontrabandës në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special u ka caktuar 30 ditë…

Kievi do të jetë ‘një arrë e fortë’ për Rusinë, thotë eksperti ushtarak britanik

Spekulimet po rriten se Rusia mund të nisë një ofensivë të re…

Dialogu Prishtinë – Beograd pritet të nisë shpejt, Szunyog thotë se Kurti tashmë ka ftesë për të vizituar Brukselin

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se…