Deputeti nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Ilmi Aziri tha se opozita shqiptare ka siguruar kuorum për mbajtjen e seancës së 32-të dhe 36-të qysh ditën e enjte dhe se për këtë ka qenë i informuar edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Kryetari i Kuvendit ka qenë edhe publikisht i njoftuar se deputetët e opozitës shqiptare do të marrin pjesë në seancën e 32-të për të siguruar kuorum për të përfunduar seanca e 32-të që sa më parë të fillojë seanca e 36-të ku janë pakot e ekonomike nga masat anti-Kovid”, tha mes tjerash Aziri

Aziri ngjarjet e sotme në Kuvend i cilësoi si “teatër të panevojshëm”

“Ishim dëshmitar të një teatri të paparë, të orkestruar nga kryetari i Kuvendit, që në fakt paraqet keqpërdorimin e pozitës së kryetarit të Kuvendit, të Kuvendit si institucion dhe keqpërdorimin e personave, fatkeqësisht kolegëve tanë deputetë të infektuar me Covid-19, të cilët me skafanderë nga kushte të izolimit u sollën në Kuvend, pa pasur nevojë”, pohoi Aziri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…