74 avokatë kanë nisur një iniciativë me të cilën kërkojnë nga Gjykata penale dhe Ministria e Drejtësisë ndërprerje të përkohshme të seancave gjyqësore, për shkak të rrezikut të përhapjes të virusit Covid 19. Kjo iniciativë vjen si pasojë e asaj që dje gjykata Penale ka caktuar rreth 300 seanca gjyqësore në periudhën e jashtëzakonshme me virusin Covid 19. Avokati Merxhan Dauti, njëri nga nënshkruesit e kësaj iniciative thotë se masa për distancë e Qeverisë për momentin nuk mund të respektohen në gjykata sepse nuk ekzistojnë kushte, për shkak se secili i akuzuar të paktën ka nga një ose më shumë avokat mbrojtës.

“Respektivisht janë të parapara diku 308 seanca gjyqësore ku ne mblidhemi nga 10 deri 20 persona. Duke pasur parasysh se gjithë në kemi familjet tona, kemi fëmijë dhe kemi edhe të moshuar dhe në këto salla që jemi brenda prezent nuk ka mundësi të respektohen vendimet të cilat i ka sjellë Qeveria”, tha Dauti.

Përveç ndërprerjes të përkohshme të gjykimeve, përmes iniciativës avokatët propozojnë që të mbahen vetëm seanca ku duhet të vendoset për masën e paraburgimit dhe seancat për veprat që janë të lidhura me mos respektimin e masave të qeverisë për virusin.

“Për lëndët për të cilat do të ketë një ndërprerje të përkohshme në gjykim, të sillet një dekret me forcë juridike që do të ndërpresë rrjedhën e afateve me atë që nuk do të vijë deri tek vjetërsimi I lëndëve ose pasoja të tjera negative, duke përfshirë edhe afatin ligjore prej 90-ditësh vonesë që lënda të mos rifilloje nga fillimi dhe as mundësi që provat të rikthehen, por të vazhdojnë pastaj sikur të mos ketë pasur ndërprerje”, thuhet nga iniciativa e avokatëve.

Nga ministria e Drejtësisë nuk ka përgjigje nëse në Qeveri do të dërgojnë kërkesë të tillë për anulim të seancave gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…