Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara, njoftojnë se dy avionë bombardues “Stratofortress” të skuadriljes 23, që operojnë në bazën RAF Fairford në Mbretëria e Bashkuar, do të kryejnë sot një fluturim në kuotë të ulët në disa vende të Evropës Juglindore.

Në njoftim bëhet me dije se qëllimi i këtij fluturimi është të demonstrojë përkushtimin e ShBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s të vendosur në Evropën Juglindore.

“Për më tepër, kjo do t’u ofrojë qytetarëve mundësinë për të bërë foto, video dhe për të shijuar aeroplanin që fluturon pranë”.

Avionët do të fluturojnë mbi ndërtesën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup, në Sheshin Skënderbej në Tiranë, bregut të Malit të Zi, dhe në Dubrovnik të Kroacisë.

Oraret kur pritet të kalojnë bombarduesit:

Shkup   2:35-2:45 p.m.

Tiranë  2:50- 3:00 p.m.

Mali i Zi 3:05-3:15 p.m.

Kroaci    3:10-3:20 p.m.

“B-52H Stratofortress” është një avion bombardues që mund të fluturojë në distanca të largëta dhe mund të kryejë një sërë misionesh. Bombarduesi është i aftë të fluturojë me shpejtësi të lartë nën sonike dhe në lartësi deri në 15 mijë e 166 metra. Ai mund të transportojë armë bërthamore, si dhe raketa të llojeve të ndryshme të precizionit të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

KS së OKB-së, OBI dhe Unioni Ndërparlamentar Arab, mbledhje urgjente pas sulmeve të Izraelit

Këshilli i Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI)…

Gjykata Speciale fton për intervistim Gani Gecin

Gani Geci ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale…

VMRO dhe BDI bëhen bashkë për vjetërsimin e lëndëve të PSP-së

Deputetët e BDI-së përsëri bëhen bashkë me deputetët e VMRO-DPMNE-së për të…

Në fshatin Dreth dyshohet për varrezë masive, ku mund të jetë grupi intelektual i Mitrovicës

Në fshatin Dreth në veri të Mitrovicës dyshohet për varrezë masive, aty…

Bjellorusia bëhet gati për protesta të reja

Bjellorusia po bëhet gati sot për më shumë protesta, në të cilat…