Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë me gazetarë ka theksuar se nuk dëshiton ta komentoj mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër nga LDK.

“Si kryeministër në detyrë nuk dëshiroj t’i komentoj zhvillimet në një parti politike”, tha Kurti para gazetarëve, raporton Gazeta Blic.

Kurti e ka komentuar edhe deklaratën që e kishte dhënë më 2014, kur kishte thënë se shumica parlamentare formohet në Kuvend.

Sipas tij, kjo deklaratë ka qenë më 2014, sepse Gjykata Kushtetuese kishte vendosur ndryshe.

Kurti, tha se tash po na thonë “eja të kthehmi më 2014”.

Lideri i VV-së, tha se presidenti po bënë shkelje kushtetuese, duke dashur të formoj vullnet politik.

Kurti tha se kjo ishte qeveria e vetme nga paslufta, që nuk kishte varësi nga Lista Serbe dhe nga PAN-i.

“Tani, kemi varësi të dyfishtë, edhe nga Lista Serbe edhe nga PAN-i”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…