Mbrëmë zyrtarët pro-rusë të rajonit të okupuar të Khersonit në Ukrainë, kanë paralajmëruar për situatën e rëndë si pasojë e kundërofensivës ukrainase, të cilën e presin të zgjerohet akoma më shumë “në një të ardhme të afërt”.

Moska mbrëmë konfirmoi se do të evakuojë banorët e qyteteve në anën e djathtë të lumit Dnipro.

Dje zyrtari pro-rus i Khersonit, Vladimir Saldo, të cilin në këtë post e vendosi Rusia, ka thënë se nga 50 deri në 60 mijë njerëz do të dërgohen në Rusi dhe në anën e majtë të bregut të Dnipros.

“Evakuimi sigurisht se do të zgjasë gjashtë ditë”, tha Saldo për agjencinë ruse të lajmeve TASS.

Më herët zyrtari pro-rus i Khersonit, Kiril Stremousov, pati deklaruar se “beteja për Khersonin do të fillojë në një të ardhme të afërt”.

E mbrëmë është deklaruar sërish – duke theksuar se “situata mbetet e pandryshuar”.

“Mbrojtja jonë në disa pjesë të rajonit të Khersonit është e gatshme t’i kundërvihet ukrainasve”, shtoi Stremousov.

“Nuk përjashtojmë mundësinë e granatimit nga ana e djathtë e brigjeve, dhe për këtë i lusim civilët të kalojnë nën anën e majtë me qëllim që të mos kemi viktima”, tha ndër tjera ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rusia tërhiqet nga kufiri me Ukrainën

Rusia nisi të premten tërheqjen e trupave nga kufiri lindor i Ukrainës,…

Rrahja e djalit të Nenad Rashiqit, shtatë të dyshuarit sot dalin para gjykatës

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar paraburgim ndaj tetë personave që janë…

Kalimet e lumenjve ka të ngjarë të jenë ‘faktorët kryesorë përcaktues’ në luftën në Ukrainë, thotë Ministria e Mbrojtjes e Britanisë

Ministria britanike e mbrojtjes ka dhënë përditësimin e saj të radhës rreth…

Sulm terrorist në një xhami në Oslo

Një sulm me armë ka ndodhur sot në një xhami në Oslo…

Pentagoni: Kina nuk është në gjendje ta pushtojë Tajvanin

Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Mark Milley, thotë…