Të paktën 19 nxënës nga mosha 7 deri në 10-vjeç dhe dy të rritur janë vrarë, kur një 18-vjeçar shtiu me armë në një shkollë fillore në Teksas, kanë njoftuar autoritetet lokale të këtij shteti amerikan.

Në këtë sulm është vrarë edhe sulmuesi, që gjithashtu ishte nxënës i shkollës ku kreu sulmin, që pa ndihmën e dikujt tjetër filloi të qëllojë me armë nga njëra klasë në tjetër, transmeton Telegrafi.

Guvernatori Greg Abott ka precizuar se në mesin e të vrarëve është edhe një arsimtar, raporton Associated Press.

Një mik i klasës së vrasësit Salvador Raomos që dje vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në Uvalde, rreth 150 kilometra nga San Antonio, ka thënë se Ramosi i kishte dërguar fotografi të armëve dhe municionit pak çaste para se të fillonte sulmin.

Miku i tij që nuk deshi ta zbulojë identitetin, theksoi se në njëfarë forme ka qenë i “afërt” me Ramosin, dhe se kohë pas kohe mbante kontakte me të – në veçanti kur luanin Xbox.

“Më dërgonte kohë pas kohe mesazhe – e disa orë para sulmit më dërgoi fotografi të armëve që i përdorte. Kishte një çantë plotë municion. E pyeta: Vëlla, çfarë të duhen këto?, por më tha: Mos u brengos për këtë. Vazhdonte të më dërgonte mesazhe të llojit: Tani po dukem krejt ndryshe, nuk do të më njihje”, tha miku i Ramosit, raporton CNN.

Ai shtoi se Ramosin e kishin përqeshur fëmijët e tjerë për shkak të rrobave që i vishte dhe gjendjes së rëndë financiare që e kishte familja e tij – e kohëve të fundit kishte filluar të mungojë shumë në mësim.

“Filloi të mos vinte në shkollë, dhe në një moment pothuajse u zhduk. Mezi që është dukur dy ditët e fundit”, shtoi miku i sulmuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tetovarët: Kryetarja na ka harruar! 5 autobusët nuk lëvizin sepse nuk ka shoferë, thotë Arifi

Ka muaj që lagjja 146 në Tetovë ka mungesë të ujit. Kryetarja…

Sa zgjat imuniteti nga vaksinimit kundër COVID-19?

Vaksinat kundër COVID-19 të prodhuara nga Pfizer dhe Moderna janë shumë të…

Labinot Tahiri ndan dy mijë euro për të helmuarit në Deçan

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka ndarë dy mijë euro për…

Qindra refugjatë largohen nga Evropa për t’u kthyer në Ukrainë

Qindra njerëz që kishin ikur nga lufta në Ukrainë tani po kthehen.…

Norvegjia nga e premtja lehtëson masat kundër COVID-19

Norvegjia do të fillojë me lehtësimin e disa kufizimeve për mbrojtje nga…