Autoblinda “Vuran 4×4”, e pajisur me mortajë dhe e zhvilluar me bashkëpunimin e kompanive të industrisë turke të mbrojtjes do të eksportohet për herë të parë në Kosovë.

Mësohet se autoblinda tip “Vuran 4×4” është prodhuar nga firma “BMC”, një prej prodhuesve të Turqisë për mjetet tokësore të blinduara. Automjeti i blinduar, i cili mund të përdoret për shumë qëllime, prej një kohe ndodhet në inventarin e forcave turke të sigurisë.

Për “Vuran 4×4” janë zhvilluar konfigurime të ndryshme për t’u përdorur sipas nevojave dhe aftësive operacionale të Forcave të Armatosura të Turqisë. Autoblinda e pajisur me mortajë “Vuran 4×4” është zhvilluar nga kompanitë “BMC” dhe “ASELSAN” dhe sot përdoret nga forcat turke të sigurisë.

Autoblinda “Vuran 4×4” u shndërruar në produkt nga inxhinierët turq, të cilët bashkuan dinamikat e përvojës luftarake të Forcave të Armatosura Turke me vizionin e industrisë turke të mbrojtjes. Me referencën e Forcave të Armatosura Turke, “Vuran 4×4” ka ngjallur një interes edhe jashtë vendit.

Lajmi për eksportimin e parë të “Vuran 4×4” ka ardhur nga Kosova. Firma “BMC”, e cila i ka shtuar një risi eksportit që ka kryer kohët e fundit drejt Ballkanit, realizoi shitjen e parë jashtë vendit të “Vuran 4×4” në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

Në fazën e parë do të prodhohen dhe dorëzohen 2 mjete “Vuran 4×4”. Prodhimi i mjeteve do të bëhet në partneritet mes “BMC” dhe “ASELSAN”.

Në autoblindë do të integrohet sistemi i mortajës 120 milimetra “Alkar” i kompanisë “ASELSAN”. Ky sistem, i cili cilësohet si “bajoneta e re e ushtarëve turq”, me lëvizshmërinë dhe aftësinë e lartë të mbijetesës mund të kryejë detyra në kushte të vështira klimatike dhe gjeografike. (Anadolu Agency – AA)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

​Kosova ende pa Ligj të lustracionit

Ligji i lustracionit ose i njohur ndryshe si i pastrimit të figurave,…

Udhëheqësi i lartë ushtarak amerikan thotë se një raketë hipersonike e Kinës ‘përshkoi botën’

Një raketë test hipersonike e Kinës gjatë verës “përshkoi botën”, tha gjenerali…

Komuna e Prishtinës e mbyll parkun e Gërmisë – ende nuk është lokalizuar ariu

Komuna e Prishtinës ka vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me…

Gërvalla për njohjen e patentave: Gjermania, ndihmesë për njohje nga shtete tjera

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pasi…

Boksieri rus është në gjendje të rëndë pasi mbyti një ari që vrau paraprakisht mikun e tij

Një boksier rus është në “gjendje të rëndë” pasi u përlesh dhe…