Më shumë se 20 deputetë austriakë të ekstremit të djathtë e kanë lëshuar një seancë, në të cilën ka mbajtur fjalim presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Politikanët e Partisë Liria (FPO) kanë thënë se fjalimi i Zelenskyt e ka shkelur neutralitetin e Austrisë.

Ata kanë paralajmëruar në nisje të fjalimit se do të bëjnë një lloj të protestës, kundër adresimit të Zelenskyt.

Austria ka thënë më parë se nuk mund t’i ndihmojë ushtrisë ukrainase, mirëpo e mbështet Kievin në aspektin politik.

Përmes një video-adresimi, Zelensky e ka falënderuar Austrinë për ndihmën humanitare, dhe ofrimin e ndihmës për pastrim të minave.

Ai e ka mbajtur fjalimin në ditën e 400-të të nisjes së luftës në Ukrainë.
Zelensky, po ashtu, i ka ftuar deputetët austriakë që të udhëtojnë në Ukrainë dhe të shohin vetë shkallën e shkatërrimit

Presidenti i Dhomës së Ulët të Parlamentit, Wolfgang Sobotka, është zotuar për ndihmë më të madhe financiare dhe humanitare në Ukrainë, dhe ka thënë se ky shtet e meriton solidaritetin e Austrisë.

Mirëpo, teksa Zelensky ka folur, një grup i politikanëve, kanë dalë jashtë dhe kanë lënë mbishkrimet mbi tavolinat e tyre “hapësirë për neutralitet” dhe “hapësirë për paqe”.

Ata kanë qenë deputetët e vetëm që e kanë kundërshtuar fjalimin e Zelenskyt.

“Neutraliteti i përhershëm” i Austrisë ka qenë pjesë e kushtetutës së këtij shteti prej vitit 1955.

Ligji përcakton që “Austria nuk do të përfshihet kurrë në aleanca ushtarake dhe as nuk do të lejojë ndërtimin e bazave ushtarake të shteteve të huaja në territorin e saj”.

Partia e Lirisë ka shkaktuar zemrën në të kaluarën për qëndrimet pro-ruse.

Më 2018, kur Karin Kneissl, nga kjo parti, ka qenë ministre e Jashtme, është kritikuar se ka vallëzuar me presidentin rus, Vladimir Putin në dasmën e saj.

Prej pesë partive në Parlamentin e Austrisë, Partia e Lirisë është e treta për numrin më të madh të deputetëve në Dhomën e Ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Profesori amerikan, Williams: Specialja, mundësi për të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë

Nuk janë të rralla rastet kur dëgjohen ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të…

Kryebashkiakja e Barcelonës ndërpret lidhjet me Izraelin, përmend të drejtat palestineze

Kryebashkiakja e Barcelonës ka ndërprerë lidhjet zyrtare të qytetit të saj me…

Pasi u godit nga vetura, vdes këmbësorja!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se një këmbësore ka ndërruar…

Vdes nga koronavirusi ish-ministri francez, Patrick Devedjian

Ish-ministri francez, Patrick Devedjian, ka vdekur nga koronavirusi të dielën në mëngjes.…

Mandl: Serbia e ka pozicionuar veten në anën e gabuar, BE-ja duhet të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit

BOTË / BALLKAN Mandl: Serbia e ka pozicionuar veten në anën e…