Një burrë nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm në Austri.

60-vjeçari u shpall fajtor nga Gjykata e Innsbruck-ut pasi në nëntorin e vitit të kaluar e kishte mbytur gruan e tij 50 vjeçare duke e goditur 16 herë me thikë.

Burri e ka pranuar fajësinë para gjykatës.

Ai tha se e ndjera grua e tij e kishte detyruar atë të hante supë në mëngjes dhe kishte folur keq për vajzat e tij nga martesa e mëhershme.

60-vjeçari theksoi se kjo e kishte shtyer të dilte nga kontrolli, shkruajnë mediat austriake përcjell Klankosova.tv

Mjeku ligjor Walter Wahl, tha se kosovari pas kryer të aktit makabër kishte dalë për t’u shëtitur në qytet dhe e kishte lënë të plagosur bashkëshorten në banesë.

Wahl tha se për shkak të mosofrimit të ndihmës së shpejtë, ajo ka ndërruar jetë.

Sipas tij pas një orë e gjysmë, kosovari kthehet në objektin ku banonte dhe i bie ziles së fqiut.

Atë e njoftoi për rastin dhe i kërkoi të thërriste policinë, raportojnë mediat austriake përcjell Klankosova.tv

Gjyqtarja Helga Moser, e ka shpjeguar në vendimin e saj se brutaliteti i tepruar i aktit, pra goditja e disahershme me thikë, ikja nga vendi i ngjarjes dhe mosofrimi i ndihmës për të shpëtuar jetën e të plagosures, kanë qenë arsyet rënduese në masën e dënimit me burgim të përjetshëm.

Vendimi ende nuk ka hyrë në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjuetarët e viruseve, në shpella për të parashikuar pandeminë e radhës

Përpara se të futen në shpellë, pjesëtarët e ekipit të shkencëtarëve vendosin…

Rrëfimi i pilotit izraelit: Bombarduam ndërtesa shumëkatëshe sepse nuk mund t’i ndalnim raketat nga Gaza

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës jetën humbën gjithsej 248 palestinezë,…

Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump nuk është informuar për komplote ruse në Afganistan

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Donald Trump nuk është informuar më…

Agim Bahtiri thotë se Thaçi ia tregoi planin për shkëmbim të territoreve më 2015

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se presidenti i Ksoovës, Hashim Thaçi,…

Pengmarrësi i sinagogës në Teksas ishte britanik

Një pengmarrës që ndaloi katër persona në një sinagogë në një periferi…