Australia ka anuluar vendimin e marrë katër vjet më parë për të njohur Jerusalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit.

Vendimi i Canberra-s në vitin 2018 e kishte minuar paqen dhe e ka vënë “Australinë jashtë hapit me kombet e tjera”, tha ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong.

Ajo theksoi se Australia mbetet një “mik i palëkundur” i Izraelit, raporton BBC.

Wong tha se ambasada e saj do të qëndrojë në Tel Aviv.

Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të kontestuara mes Izraelit dhe palestinezëve.

Ministria e Jashtme e Izraelit ka shprehur “zhgënjimin e saj të thellë” për vendimin e Australisë, derisa ka bërë të ditur se të ditur se do të thërrasë ambasadorin e saj, njoftojnë mediat izraelite.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, nxiti kritika ndërkombëtare në vitin 2017, kur ai përmbysi politikat e jashtme amerikane duke e njohur qytetin antik si kryeqytet të Izraelit. Ambasada amerikane u zhvendos nga Tel Avivi në Jerusalem në maj të vitit 2018.

Muaj më vonë, kryeministri i atëhershëm i Australisë, Scott Morrison njoftoi se qeveria e tij do të ndiqte shembullin.

Në atë kohë, Morrison tha se Australia do ta njohë Jerusalemin Perëndimor menjëherë, por nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi derisa të arrihet një zgjidhje paqeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Momenti kur hajduti kapet mat nga kamerat e sigurisë duke vjedhur në një restoran në Shkup (VIDEO)

Një video është shpërndarë në Twitter në Hotelin “La Tana” në Shkup,…

Finlanda dhe Suedia në NATO? Rusia: Do të përgjigjemi nëse vendosen armë bërthamore në kufijtë tanë

Rusia ka paralajmëruar se mundësia e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar…

Harris akuzon Kinën për presion e qasje frikësuese

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris akuzoi Pekinin të martën se…

Alarmante: Katër të vdekur dhe 2110 raste të reja

Katër persona kanë vdekur dhe 2110 kanë rezultuar pozitiv nga COVID-19, nga…

Shtetas i Maqedonisë arrestohet në Bullgari, dyshohet për kontrabandë me emigrantë

Prokuroria rajonale nga qyteti bullgar Burgas ka urdhëruar ndalimin prej 72 orëve…