Greqia paraqiti një ankesë zyrtare në Serbi të hënën pasi një aeroplan mallrash që mbante municione u rrëzua gjatë përpjekjes për një ulje emergjente në Greqinë veriore.

“Ambasadori grek në Beograd është udhëzuar që të bëjë një ankesë në Serbi (në drejtim të qeverisë) për të theksuar nevojën që autoritetet greke të njoftohen paraprakisht për natyrën e ngarkesës”, ka thënë një zyrtar i qeverisë greke i cili kërkoi anonimitetin në pritje të një shpallje zyrtare, shkruan AP.

Tetë anëtarë të ekuipazhit në aeroplanin e ngarkesave An-12, i operuar nga një kompani ukrainase, gjetën vdekjen në përplasjen e së shtunës jashtë qytetit verior grek të Kavalës, që u pasua nga të paktën dy orë shpërthime.

Zyrtarët serbë thanë se aeroplani kishte transportuar 11.5 ton municion mortajash të prodhimit serb në Bangladesh dhe do të bënte një ndalesë në Aman, Jordani.

Ndërkohë ekipet e pastrimit të minave po punonin në vendin e përplasjes për të dytën ditë, në një fushë të rrethuar rreth 40 kilometra (25 milje) në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtar të Kavalës.

Zëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës, Yiannis Artopios ka bërë të ditur se nuk janë zbuluar substanca të rrezikshme pas një inspektimi në vendin e përplasjes nga specialistë të ushtrisë nga një divizion i mbrojtjes bërthamore, kimike dhe biologjike.

Të gjithë anëtarët e ekuipazhit të vdekur besohet të jenë shtetas ukrainas, tha Artopios.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Regjistrohen edhe dy viktima

Edhe dy të vdekur nga Virusi Korona. Një 45 vjeçar nga Kumanova…

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike pezullon të drejtën e votimit të regjimit të Asadit në Siri

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), në kuadër të Marrëveshjes për…

Më 12 maj do të dihet nëse Finlanda aplikon për anëtarësim në NATO

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, njoftoi se do të shpallë vendimin e…

Forcat afgane dhe NATO-ja kanë vrarë më shumë civilë se talibanët

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, forcat qeveritare të Afganistanit dhe…

Ursula von der Leyen sot në Shkup, do të mbajë fjalim para deputetëve

Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen do të arrijë…