Delegacioni i Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës sot e kanë takuar kryetarin e Skenderajt, Fadil Nurën.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo vizitë u bë për të parë nga afër situatën pas vërshimeve nga të reshurat dhe për t’u solidarizuar me qytetarët e zonave të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Po ashtu, delegacioni i Bordit të AKK-së me këtë rast shprehu solidarizim me gjitha zonat e prekura nga vërshimet në komunën e Skenderajt, Istogut, Mitrovicës, Klinës, Podujevës dhe zonat tjera të cilat u prekën nga të reshurat e shiut”.

“Bordi i AKK-së ka kërkuar që qeveria duhet t’u mundësojë lomunave një fond emergjent, pasi që vërshimet nuk janë problemi i vetëm, pasi gjatë vitit komunat ballafaqohen edhe me fatkeqësi tjera natyrore”.

“Prandaj, bordi kërkon që fondin emergjent ta menaxhojnë komunat për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të tyre. Në këtë takim janë diskutuar edhe mundësitë tjera të bashkëpunimit mes Komunave edhe në rastet e fatkeqësive natyrore”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Përurohet në Bllacë “Muri i Kujtimit”

Në memorialin “Bllaca’99”, në Han të Elezit, është përuruar “Muri i Kujtimit”.…

Presidenca për referendumin: Përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte ditë e qetë

Blerim Vela, i cili është shef i stafit në kabinetin e presidentes…

Rasti i Kumanovës në Supreme, Raufi: Anulohet seanca, presim rigjykim për rastin

Pas gjashtë viteve nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” në…

Koalicioni ASH-Alternativa kërkojnë nga Xhaferi që të caktojë seancën për ndryshimet e ligjit për nënshtetësi

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë nga kryetari i Kuvendit, Talat…

90 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, 6 kanë ndërruar jetë

Së paku 90 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24…