Asnjë detaj nga takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së ALi Ahmeti në kuadër të rikonstruimit të kabinetit qeveritar.

Dy partnerët e koalicionit u takuan mbrëmë për të diskutuar mbi ndryshimet që priten të pasojnë gjatë muajit qershor, por siç njoftojnë palët, liderët janë marr vesh që temat të cilat i kanë biseduar t’i hapin edhe para organeve partiake.

Ndonëse asnjëra palë nuk konfirmon, mësohet se nga e hëna e ardhshme mund të dihen edhe emrat e parë të ministrave që do të ndërrohen.

Gjatë ditës kryeministri Zoran Zaev pritet të dal me detaje rreth takimit me Ahmetin.

Ditë më parë, Zaev tregoi se përveç ministrave dhe funksioneve të më poshtme sipas vertikales, ndryshimet do të prekin edhe strukturat partiake.

Si bazë për ndryshimet në Qeveri, Zaev i merr sjelljet arrogante të funksionarëve, mos realizimin e premtimeve të paraparë në bazë të programit Qeveritar.

Deri në fund të muajit maj do të bëhen analizat duke u konsultuar edhe me partnerët e koalicionit, ndërsa në fillim të muajit qershor, Zaev ka përkujtuar se do t’i bëjë ndryshimet e para. Në kuadër të takimeve, ditëve në vijim pritet që Zaev të takojë edhe partnerët e tjerë të koalicioni qeverisës shkruan Alsat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…