Mos pasja e argumenteve është bërë traditë për “fake news” nga kryeministri i vendit, Zoran Zaev. Nuk është hera e parë që arsyetohet nëpërmjet lajmeve të rrejshme që ai vetë i shpërndan, dhe pastaj fajëson shërbimin e tij të informimit për keqinformim!

Në një deklaratë për media ai mohon se Mali i Zi ka ratifikuar protokollin për anëtarësim në NATO, para se i njëjti të ratifikohet nga të gjitha shtetet tjera anëtare të NATO-s, dhe madje e quan antikushtetues një veprim të tillë.
Por, siç edhe ai vetë tha ekzistojnë dokumente që e dëshmojnë këtë praktikë që ka ndodhur në Mal të Zi, që do të thotë se nuk ekziston asnjë pengesë juridike që e njëjta të ndodhë edhe tek ne.

Mali i Zi ka ratifikuar protokollin në prill të vitit 2017, ndërkaq Gjermania, Holanda dhe Spanja ratifikimin e kanë bërë në maj të vitit 2017.

Kjo dëshmon se arsyeja e vetme që kryeministri mohon se ka precedent për këtë rast, është mundësia që ai me partinë që bashkë qeverisin dëshirojnë ta krijojnë për shtyrje të zgjedhjeve.

Aleanca për Shqiptarët qëndron fuqishëm pas kërkesës së saj që protokolli të ratifikohet në kuvend në dhjetor, që më 12 prill të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
Reagim i ASH…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Arrestohen edhe pesë protestues në Shkup, kanë dashur të largojnë rrethojat para Kuvendit

MPB njofton se janë arrestuar edhe pesë persona tjerë për shkak të…

“Rusia është 70% gati të sulmojë Ukrainën”

Rusia ka mbledhur 70% të kapacitetit të nevojshëm ushtarak për të bërë…

Venezuela në kolaps | Ndërpritet energjia elektrike

Ndërprerjet e energjisë elektrike që goditën Venezuelën të enjten vazhduan edhe mëngjesin…

LVV: Kryeministri i paligjshëm shkoi për njohje reciproke, e u kthye me shumë dëme për Republikën

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë sot se kryeministri, Avdullah Hoti, siç e quajnë…