Kryetari i ASHAM-it, Ljupço Kocarev informoi se së bashku me mr. Petar Jovanovski kanë studiuar model përmes të cilit e kanë fituar pothuajse pasqyrën e njejtë me të cilën tani po përballemi në realitet për numrin e të sëmurëve me KOVID-19 dhe të rasteve të vdekjes, me ç’rast ceket se numri maksimal i të infektuarve nga koronavirusi në vend pritet të ndodhë në fillim të majit me rreth 1.100 të infektuar.

Sipas hulumtimit të tyre, këto rezultate janë më optimiste në raport me parashikimet e autoriteteve shëndetësore se kulmi i epidemisë do të ndodhë nga fundi i prillit me rreth 2.000 të infektuar.

“Dëshiroj të nënvizoj se modelet, edhe pe janë më të sakta, përmbajnë supozime dhe aprokismacione, dhe ndërtojnë skenarë të mundshëm, megjithatë, janë vegël e fuqishme për kuptim të paqartësisë dhe ndihmojnë gjatë sjelljes së vendimeve të drejta”, thotë Kocarev për portalin Fakulteti.mk.

Ai potencon se numrat e të infektuarve dhe të vdekurve, të marrë me modelin e tyre, janë pothuajse identik me numrat aktual.

Modelet të cilat janë shfrytëzuar në ASHAM janë propozuar nga Imperial kolexhi në Londër dhe Universiteti “Oksford”.

“Në klasën e parë të modeleve, të emëruar si modele kierarkik Bayesian, shfrytëzohen metoda nga statistika dhe mësimi makinerik, përderisa grupi i dytë i modeleve, të njohur nën emrin SIR (Susceptible-Infected-Recovered) modele, bazohen në teorinë e sistemeve dinamike… Në model janë futur të dhëna deri më 8 prill 2020 dhe për 9 prillin modeli parasheh gjithsej 669 të infektuar, përderisa sipas të dhënave reale ai numër është 663”, shkruan Kocarev për Fakulteti.mk.

Ai përmendi se megjithatë këto janë rezultate preliminare dhe i përkasin vetëm njërit model.

“Rezultatet preliminare të këtij dhe modeleve të tjera, pa dyshim, tregojnë se jemi në rrugë të mirë në shkatërrimin dhe uljen e epidemisë në vendin tonë”, shton kryetari i ASHAM-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…