Aleanca për Shqiptarët, Dega Tetovë disa herë ka paralajmëruar opinionin për keqpërdorimet në
Komunën e Tetovës dhe ndërmarrjet e saja publike, për keqpërdorim të mjeteve financiare dhe keq
menaxhim të ndërmarrjeve të saja publike.
Kohë më parë kemi parashtruar kërkesë tek Agjencia Shtetërore për Revizion, që të bëjë kontroll
financiar në Komunën e Tetovës për menaxhimin e mjeteve financiare, si dhe keqpërdorim dhe keq
menaxhim të mjeteve buxhetore të taksapaguesve tetovar.
Enti i Revizionit Shtetëror, gjatë kryerjes së revizionit në Ndërmarrjen Publike të Tetovës “Parkingu i
Qytetit” që është nën kompetencë të Komunës së Tetovës, ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore, me
çrast u konfirmuan dyshimet tona së Komuna e Tetovës po keqpërdor paranë publike të qytetarëve të
saj.
Në raportin e publikuar të Entit i cili ka mbi 20 faqe, dhe mbi 15 pika të publikuara, ku në mënyrë
taksative përshkruhen të gjitha parregullsitë financiare, juridike si dhe shkeljet ligjore të NP “Parkingu i
Qytetit”, ndër të tjera potencohet se si kjo ndërmarrje ka marrë borxh 3.4 milionë denarë ose 55.000
euro pa vendim paraprak të Këshillit të Komunës si dhe pa arsyetuar destinimin e këtyre mjeteve.
Kjo ndërmarrje gjithashtu në vitin 2018 me paratë e taksapaguesve tetovar në vitin 2018 ka paguar
telefona për punonjësit e saj me vlerë prej afro 10.000 Euro.
Një vërejtje tjetër e revizionit shtetëror është se në vitin 2018 kjo ndërmarrje pa procedurë për
furnizime publike ka kryer furnizim të mallrave dhe shërbimeve me vlerë prej 1.855.000 den apo 30.000
eurove për furnizim të shërbimeve, servisim të automjeteve, pjesë kompjuterike dhe programe në
mirëmbajtjen e tyre.
Këto keqpërdorime të cilat rezultuan me dorëheqjen e Drejtorit të NP “Parkingu i Qytetit” Fejsal Beadini,
përbejnë dyshime edhe për keqpërdorime të zyrtarëve të Komunës së Tetovës, me çrast duhet të mbajë
përgjegjësi penale edhe kryetarja e Komunës së Tetovës njëkohësisht nënkryetare e BDI-së Teuta Arifi,
aq më tepër që drejtorin e dorëhequr nga kjo ndërmarrje e ka emëruar në një ndërmarrje tjetër publike
inekzistente siç është ajo e transportit publik, një fenomen që nuk ndodh në asnjë vend tjetër.
Kërkojmë nga Prokuria Publike, që të marrë parasysh raportin e Entit Shtetëror për Revizion, i cili ka
konstatuar një sërë këqpërdorimesh, në ndërmarrjen publike Parkingu i Qytetit, sepse vlerësojmë se
tani ka bazë juridike për përgjegjësi penale, ndaj ish drejtorit të ndërmarrjes, por edhe ndaj kryetares së
Komunës së Tetovës e cila ka përgjegjësi për menaxhimin e ndërmarrjeve komunale që janë nën
kompetencë të Komunës së Tetovës.

Aleanca për Shqiptarët – Tetovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…