Bashkëpunimi i ngushtë dhe i fortë mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së nuk ka ndaluar asnjëherë, ashtu si dikur që BDI dhe kryeparlamentari Talat Xhafari, nuk pranoi që ti merret imunitetit të dyshuarit për rastin e 27 Prillit, Trajko Veljanovskit, njëjtë edhe sot ky koalicion po bëhet edhe më i dukshëm edhe në hallkën më të ndryshkur të shoqërisë tonë, siç është gjyqësori.
Shembull konkret i këtij koalicioni gjyqësor mes VMRO-së dhe BDI-së, është rasti i fundit me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit gjyqësor ku kandidati i afërt i BDI-së, Selim Ademi u rizgjodh në mënyrë eksprese nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime, duke u mbështetur plotësisht nga deputetët e vetë BDI-së, LSDM-së, si dhe VMRO-DPMNE-së. Pra zgjidhet për herë të dytë në një pozitë të njëjtë? Dhe shtrohet pyetja për çfarë reforme mund të presin qytetarët nga Këshilli Gjyqësor Republikan, i cili duhej të reformohej vetë dhe me pas të reformojë sistemin gjyqësor, ç ’mund të presim nga Këshilli Gjyqësor Republikan, i cili po shndërrohet në vegël të pushtetit, dhe i njëjti mund të zgjedh vetëm gjykatës partiak dhe kryetar gjykatash nga listat e zyrave partiake, dhe jo gjykatës dhe kryetar gjykatash te pavarur dhe profesionistë.

Se BDI bën gjithçka për vete, dhe për ti shpëtuar zyrtarët e saj të inkriminuar dhe të korruptuar, është edhe sjellja e gjykatësit Naser Ajdari, kuadër dhe ish zyrtar i lartë i BDI, tani anëtar i Gjykatës Kushtetuese i cili se bashku me gjykatës të afërt me VMRO-në votoi për t’u shqyrtuar falja e jashtëligjshme e ish presidentit Gjorge Ivanov më saktë nenit 11 nga ligji për falje të mund të aplikohet mbi të përndjekurit e PPS-së, ku në mesin e tyre krahas të dyshuarve dhe të akuzuarve të funksionarëve të VMRO ka edhe zyrtar të lartë të BDI-së.

Aleanca për Shqiptarët për shkak të gjithë këtyre treguesve edhe njëherë bën kërkesë publike që të fillohet me veting urgjent për të çliruar pushtetin gjyqësor nga ndikimi i pushtetit ligjvënës dhe ai ekzekutiv, si dhe lirimit të tij nga uzurpimet partiake që po dëmtojnë një sistem të tërë të drejtësisë.

BDI nuk mund të manipulojë me kërkesat false për veting, me shpresë që vetingun do ta organizojnë vetë. Ne si parti me çdo forcë që kemi do të bëjmë kërkesë që vetingu të realizohet në formën e tij më të pastër me asistencë të shteteve të BE-së, që të arrihen rezultate të mirëfillta që sistemi jonë i drejtësisë të çlirohet nga gjykatësit dhe prokurorët e politizuar të korruptuar, që janë në shërbim të klientelizmit partiak politik, dhe jo në interes të sistemit të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zgjedhjet, mbahet sot takimi i liderëve

Sot në kompleksin “Ilindenska” takohen kryeministri Zoran Zaev, kryetari i opozitës Hristijan…

Gazetari Zoran Bozhinovski, paralajmëron arrestime të funksionarëve të BDl-së pas zgjedhjeve

Gazetari kontravers, Zoran Bozhinovski, i cili në herët ka nxjerrë edhe disa…

Gjuan me pistoletë zyrtare, arrestohet polici

Në ora 01.10 pas mesnate në Stacionin Policor të Kriva Pallankës është…

Sela: E përshëndes idenë e Kurtit për një autostradë Tetovë-Prizren

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë se e mbështet…

Ish deputeti i LSDM – Mbrëmjen e 27 prillit disa “burra” të BDI shëtisnin të qeshur në mesin e dhunuesve

Aktivisti i shoqërisë civile dhe ish-deputeti i pavarur nga koalicioni i LSDM-së,…