Skender Isufi,Këshilltar Komunal i Aleancës për Shqiptarët-Komuna Haraçinë ka deklaruar se Haraçina pa ujë dhe e mbuluar nga mbeturinat, Komuna i vë dry kërkesave informon Tetova sot
Si këshilltar komunal, përfaqësues i zgjedhur i popullit, e ndjej për obligim ligjor dhe moral që publikisht të reagoj dhe të shpreh revoltën e qytetarëve të Komunës Haraçinë për shumë çështje dhe probleme me të cilat po përballen Haraçinasit e për të cilat udhëheqësia lokale nuk po bën asgjë për t’iu dalë në ndihmë, madje ia kanë vënë drynin objektit të Komunës u shpreh ai.
Si probleme kryesore dhe me shumë urgjencë janë:
1.Prej më shumë se dy muaj mbi 15 mijë banorë të vendbanimit Haraçinë nuk kanë asnjë pikë uji, arsyeja është ndalja e rrymës nga ana e EVN-së tek pompat që thithin ujin nga puset (bunarët) për shkak të mospagesës nga ana e Komunës. Ky është një problem shumë i madh edhe për dy shkollat fillore ku mësojnë mbi 2 mijë nxënës, sipas informatave që unë si këshilltar komunal kam, në shkolla nuk punojnë as banjot për shkak të mungesës së ujit dhe kjo paraqet rrezik potencial edhe për përhapje të ndonjë sëmundjeje epidemike.
2. Problemi tjetër gjithashtu shumë alarmant është situata me mbeturinat, para çdo shtëpie në Haraçinë është formuar nga një mini-deponi sepse ndërmarrja përkatëse komunale prej më shumë se një muaj e ka ndërprerë punën pa asnjë arsyetim, si pasojë Haraçina po kundërmon erë të keqe dhe është bërë vend i rrezikshëm për të jetuar. Banorët që kanë mundësi me vetiniciativë po i pastrojnë, por kjo nuk është zgjidhje.
Unë si këshilltar i Aleancës për Shqiptarët dhe i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin Komunal jam i detyruar që publikisht t’i denoncoj këto probleme shumë serioze të banorëve të Haraçinës sepse aty në Këshillin Komunal as që shqetësohen për këto probleme.
I bëj apel Ministrisë së Ekologjisë dhe personalisht Kryeministrit Zaev i cili ka marrë votat e Haraçinasve, me shpresë për një jetë më të mirë; të ndërmerr masat e nevojshme të menjëhershme për zgjidhen e këtyre dy problemeve shumë urgjente me të cilat po përballet Haraçina.
Kujtoj se kjo është hera e fundit që ju drejtohem publikisht për t’ju lutur që të kryeni punën për të cilën populli ju ka legjitimuar dhe e keni obligim! Në rast të neglizhencës, hapi i ardhshëm që do ta ndërmarrim bashkë me banorët e Haraçinës janë protestat në rrugën rajonale Shkup-Kumanovë thotë Skender Isufi
Këshilltar Komunal i Aleancës për Shqiptarët-Komuna Haraçinë.Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pafytyrësia e politikanëve shqiptar edhe pas 17 viteve pa ligj për UÇK-në!

Beteja e lavdishme e UÇK-së 2001-shit në Haraçin, dhe pafytyrësia e politikanëve…

Deskoska: Versionin i parë i Ligjit për Prokurorinë, me lëshime teknike

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska e cilësoi si lëshim teknik versionin e…

Hakerët sulmojnë uebfaqet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit

Ministria e Shëndetësisë informon se është në shënjestër të hakerëve, dhe për…

Lëndohet rëndë një sportist amerikan gjatë marrjes pjesë në gara skijimi në Maqedoni

Me 02.03.2019 në ora 14.00 me telefon në Qendrën për njoftime dhe…

Ndalesë për automjete të rënda në Strazhë, Gjavatë dhe Gostivar-Mavrovë-Dibër

Për shkak të reshjeve të borës, ndalesë për automjete të rënda ngarkuese…