1
1
1
2
3
4
5
6
7
8
9
Kryetari i Degës së BDI-së në Butel, Muharrem Asani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të komunës, Darko Kostovski, duke i cilësuar ato si fyerje ndaj shqiptarëve dhe shprehje e frikës nga zgjedhjet. Asani theksoi se Buteli nuk është pronë e askujt dhe se qytetarët do të përgjigjen me votë.
Postimi i plotë i Muharrem Asanit:
Darko nuk e fsheh dot frikën! Paska thënë se “në Butel nuk kryn punë diaspora” dhe se “në Butel nuk ka vend për banditë”.
Paramendojeni, kryebanditi i Butelit merr guxim dhe ofendon shqiptarët! Mendon se, shqiptarët janë si vasalët që ka përreth e që kriminalizojnë çdo pore të shoqërisë.
Darko, Buteli përveç që do bie nga duart tua, por do përgjigjesh për çdo nënçmim që u bën shqiptarëve. Dhe jo vetëm ti, por edhe vasalët që mëngjes, drekë e darkë të thonë: Zhiveli shefe!
Darko, frika nuk fshihet me fyerje! Paske thënë se “në Butel nuk kryen punë diaspora” dhe se “në Butel nuk ka vend për banditë”. Kur të mungojnë argumentet, fillojnë fyrjet dhe nënçmimet etnike. Kur të lëkundet kolltuku, të pengon edhe diaspora!
Darko, shqiptarët nuk janë oborri yt politik. Mos i ngatërro me vasalët që të rrinë përreth dhe çdo nënçmim e përtypin me buzëqeshje, vetëm për ta ruajtur karrigen.
Buteli nuk është prona jote, ndërsa dinjiteti i shqiptarëve nuk është çmimi i koalicionit tënd!
Për çdo fyerje ka përgjigje politike. Ajo jepet me votë – edhe për ty, edhe për ata që mëngjes, drekë e darkë të thonë: “Zhiveli, shefe!”
Ju vazhdoni dollitë. Qytetarët e kanë radhën te kutitë! Shumë shpejt, Buteli do ta ketë fatin e Bërvenicës!