Asambleja e Përgjithshme e NATO-s e ka miratuar një rezolutë që e njeh Rusinë si “shtetit terrorist”.

Rezoluta u miratua nga 30 anëtarët e kësaj asambleje.

Aty u mbështetën në plotni propozimet e delegacionit të Ukrainës.

Kështu ka deklaruar kreu i delegacionit Tehor Cherniev.

Cherniev tha se kjo rezolutë po ashtu bën thirrje për krijimin e një gjykate të posaçme ndërkombëtare për agresionin rus në Ukrainë.

“Një gjykatë e tillë do të bëjë të mundur dënimin jo vetëm të autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve të luftës, por edhe të udhëheqjes së lartë ruse,” tha ai.

“Rezoluta e emërton Rusinë si kërcënimin më të menjëhershëm për sigurinë euroatlantike”, kështu ka deklaruar Tomas Valasek, kreu i delegacionit sllovak në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

“Aty theksohet qartë se shteti i Rusisë, nën regjimin e saj aktual, është terrorist”, shtoi ai.

Rezoluta e miratuar thekson se Rusia ka shkelur marrëveshjet e saj me Aleancën, prandaj dispozita që kufizon vijën e frontit të trupave është “e pavlefshme”.

Dokumenti përfshin gjithashtu kërkesat e Ukrainës për të rritur ndihmën ushtarake, zhvillimin e hapave konkretë në lidhje me pranimin e Ukrainës në NATO dhe krijimin e një mekanizmi për kërkuar kompensime për dëmet nga Rusia për dëmet e shkaktuara.

Rezoluta do t’u dërgohet qeverive dhe parlamenteve të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, kishte miratuar një rezolutë më 14 nëntor që thotë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljet e ligjit ndërkombëtar gjatë luftës së saj në Ukrainë dhe të paguajë dëmshpërblime të luftës.

Sipas votimit, 94 vende votuan pro masës, 14 vende, përfshirë Kinën dhe Iranin, votuan kundër, ndërsa rreth 73 vende abstenuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Institucionet jotransparente për shpenzimet buxhetore

Transparenca aktive e ministrive, qeverisë dhe komunave në vitin 2021, është 63…

Konferencë: “Krimi i organizuar dhe korrupsioni si kërcënim global i sigurisë”

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ambasadorja e SHBA-së, Kejt…

Mbi 2.26 miliardë vaksina janë dhënë në të gjithë botën

Mbi 2,26 miliardë doza të vaksinave kundër koronavirusit janë dhënë deri tani…

Aksioni kundër fajdeve në Gjakovë, u konfiskuan vetura, armë e para

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka mbajtur sot një konferencë për media ku…

Miliona njerëz u bënë milionerë gjatë pandemisë

Më shumë se pesë milionë njerëz u bënë milionerë në të gjithë…