Midis nesh

Është një fakt i pamohueshëm: çdo hallkë e shoqërisë shqiptare sikur ka dalë jashtë normalitetit. Akoma nuk është gjetur ilaçi për t’i trimëruar ata pak intelektualë që nuk janë pjesë e politikave ditore për të dalë nga zgafellet e tyre imagjinare dhe për ta shikuar të vërtetën në sy. Ata, fatkeqësisht kanë vendosur të kalojnë jetën nëpër udhëkryqet e tranzicionit, nëpër të cilën akoma po kalon shoqëria shqiptare, e cila rrallë përballet me mendim të shëndoshë e gjykim të shëndoshë.
Gjithçka është e mjegulluar edhe në lëmin e kulturës. Mungon rend i natyrshëm në fushën e letërsisë, mungon kritika e shëndoshë, mungon teatri i vërtetë, mungojnë përgjithësisht vlerat e mirëfillta që përcaktojnë identitetin e shëndoshë.
“Artisti” shqiptar i partisë që u shndërrua në palaço, kulturën që moti është duke e trajtuar ekskluzivisht si biznes, duke u marrë me politikë servile, me intriga e shantazhe. Janë të shumtë matrapazët e kulturës, të cilët interesat e veta i realizojnë vetëm duke “vajtuar” në emër të popullit. Të tillët me sukses notojnë në ujërat e pushteteve, duke qenë të përshtatshëm për çdo garniturë qeverisëse. Janë pikërisht këta që përfitojnë shumë të majme nga programet vjetore të ministrive të kulturës, sepse janë në shërbim të partisë.
Kjo, mbase u pa qartë edhe në programin vjetor të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut për këtë vit. Më së shumti fituan ata “artistët” e partisë në pushtet, të ndihmuar nga anëtarët e e komisioneve të përzgjedhur sipas vullnetit partiak. Pra për “artistët” shqiptarë ndahen me qindra mijëra euro, por a mund të thotë dikush se çfarë panë nga këta “artistë”, të cilët shpërblehen edhe nga taksapaguesit shqiptarë, pjesë dërmuese e të cilëve as që kanë dëgjuar për këta “artistë” të partisë. E po janë pikërisht këta “artistë” zvarranikë që bëjnë pazare në emër të politikës shqiptare, në emër të patriotizmit shqiptar, në emër të kulturës shqiptare, në emër të sinqeritetit të atyre që nuk e kishin kuptuar se politika dhe intriga janë dy çështje që ushqejnë njëra tjetrin dhe që veçmas nuk mund të funksionojnë. /HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Arif Molliqi: KRITIKA LETRARE E POROSITUR

Me shkrimtarë të diasporës: Arif Molliqi Arif Molliqi u lind në Llukë…

A BËJMË HUMANITET ME LIBËR!

Nuk është thënë kot: të dhurosh një libër është sikur të dhurosh…

BOTUES SERIOZ ME BOTIME JOSERIOZE

Midis nesh Nëse herë pas herë konstatojmë se ekziston edhe mafia letrare,…

Libra pa emra autorësh!

Midis nesh Asnjëherë emri i autorët apriori nuk e garanton suksesin e…

Qyteti muze që po i lëkunden themelet

Luani që ia ka falur emrin qytetit! Lviv! I vetmi qytet në…