Ish ministri i arsimit, Arsim Bajrami ka njoftuar se ka qëndruar për disa ditë në vizitë në Hagë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bajrami bëri të ditur që ka vizituar ish-krerët e UÇK-së që po qëndrojnë nën paraburgim.

“Në një vizitë disa ditëshe në Hagë vizitova të gjithë të paraburgosurit, të cilët padrejtësisht në shkelje të konventave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare penale po mbahen të arrestuar”, shkroi ai.

Ndër te tjerash ai tha se një betejë e fortë ligjore na pret për të dëshmuar pafajësinë e të arrestuarve.

“Një betejë e fortë ligjore po na pret, për të dëshmuar pafajësinë e të arrestuarve  dhe për ta rrëzuar kualifikimin e pa saktë për ” ndërmarrjen e përbashkët kriminale”. Gjenocidi i Serbisë në Kosovë ka qenë ndërmarrje e organizuar shtetërore, kurse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë mbrojtëse dhe çlirimtare. Ketë do ta dëshmojë edhe ky gjykim, karakteri i pathyeshëm i udhëheqësve dhe themeluesve të UÇK-së, të cilën e pashë  gjatë kësaj vizite.  Një numër i madh i avokatëve, juristëve e specialisteve po punojnë,që në mënyrë profesionale  dhe shkencore të dëshmojnë pastërtinë e luftës së UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sllovakia dërgon të gjithë sistemin e raketave tokë-ajër në Ukrainë

Sllovakia thotë se ka dërguar të gjithë sistemin e saj raketor S-300…

Trajanov: Në vend të referendumit, mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Qeveria nuk do të organizojë referendum në lidhje me propozimin e fjalëve,…

SHBA: Numri i vrasjeve u rrit për 30 për qind më 2020

Numri i vrasjeve në Shtetet e Bashkuara u rrit për gati 30…

PDK në Drenas nuk e kandidon Ramiz Lladrovcin për kryetar të Komunës

Ndonëse kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përsëritur disa…

Kaliforni, Pandemia detyron lirimin e 8 mijë të dënuarve

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, kryetari i…