Një shtetas i Serbisë është arrestuar sot në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin e Policisë së Kosovës, duke i shkaktuar lëndim trupor.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “Në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje, sot më 07.04.2023, rreth orës 16:30, në hyrje për në Republikën e Kosovës, ka ardhur një shtetas i Serbisë, i cili nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në Republikën e Kosovës”.

Më tej thuhet se  “pas refuzimit për hyrjes në vendin tonë, i dyshuari N.T., (viti i lindjes 1981, shtetas serb i Serbisë) ka filluar të fyejë zyrtarët policorë, që ishin në detyrë zyrtare në Pikën e Kalimit Kufitar”.

“Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, për rastin është njoftuar prokurori, kurse ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

Lidhur me rastin ka reaguar Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, e cila përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se personi i përfshirë në incident është Nikolla Todoroviq, mjek i punësuar në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicë të Veriut.

Siç thuhet në komunikatën e kësaj zyre, “Todoroviq është ndaluar sot në vendkalimin Jarinjë, teksa ishte duke vozitur fëmijët e mitur drejt komunës së Skenderajt, për një festë fetare ortodokse”.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës e kanë ndaluar për shkak të mungesës së dokumentacionit për fëmijët, i kanë nxjerrë fëmijët nga vetura dhe para tyre e kanë ngacmuar Todoroviqin, dhe kur ai i ka kundërshtuar ata e kanë marrë në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.

Kjo zyrë ka bërë të ditur se tashmë ka angazhuar një avokat për të arrestuarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Berisha paralajmëron protesta/ ‘Kërcënon’ Ramën: Kur të ngrihemi në këmbë nuk shqitemi nga rruga pa të hedh ty…

Ish-kryeministri Sali Berisha ia kë bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se…

Osmani për modelet e BE-së për pakicat: Më i miri është ai që ka aktualisht Kosova

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi këtë të martë se i kanë analizuar 15…

Londër/ Alarm më stacionin e trenit, evakuohen qytetarët

Një objekt i dyshimtë që u gjet në një tren në Londër…

Zbulohet mozaiku i figurës së Agim Ramadanit në kazermën e FSK-së në Gjilan

Në dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, është zbuluar sot…