Është arrestuar shoferi i një autobusi në fshatin Milloshevë të Obiliqit, për trafikim të 57 shtetasve të huaj (48 nga Siria, 5 nga Egjipti, 2 nga Iraku, 1 nga Palestina dhe 1 nga Bangladeshi).

Policia njofton se autobusi është ndaluar të mërkurën rreth orës 22:00 për kontrollim.

“Dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia dhe synim të mbërritjes kishin shtetet e perëndimit. Rasti, emigrantët janë trajtuar nga zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure”, njofton tutje policia.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në koordinim me të ndaj drejtuesit të autobusit me iniciale S.U. i vitit 1988 është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

OKB-ja dëshiron ta kufizojë shpejtësinë e veturave deri në 100 km/h

Dokumenti i ri i Kombeve të Bashkuara njeh lëvizshmërinë si një të…

BDI-Saraj e hapi Shtabin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale (FOTO)

Bashkimi Demokratik për Integrim në Saraj ka bërë hapjen e Shtabit Komunal…

Kërkonin ndihmë e para për shërim, Policia në kërkim të dy të dyshuarve për mashtrim

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për raste të…

Kërcënon Dodik: Do ta formojmë ushtrinë e Republikës Serbe

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik tha në një intervistë…