Policia e Serbisë, e urdhëruar nga prokurorët kanë arrestuar këtë të shtune një person i cili e ka kërcënuar gazetaren Zana Cimili, gjatë ditës së enjte, mësohet nga burimet e televizionit rajonal N1.

Personi u arrestua nën akuzën për tentim të kryerjes së krimit, definuar si “shpërndarje e urrejtjes fetare e kombëtare dhe cenim të sigurisë”, transmeton Gazeta Express.

Personi i cili e kishte kërcënuar atë në rrjete sociale, i kishte thënë se “është dëshirë jetësore që ta vras një shqiptar, madje edhe një fëmijë shqiptar” duke shtuar se shpreson “për një luftë të re në Kosovë gjatë së cilës shqiptarët do ta ndjejnë zemërimin serb”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e kishte marrë me shqetësim njoftimin e korrespondentes së televizionit regjional N1 në Kosovë, dhe kishte reaguar për këtë. Aktin e kanë dënuar edhe televizioni N1 dhe Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë.

Madje për këtë, kishte reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila kishte thënë se “kërcënimet ndaj gazetares së N1, Zana Cimili, janë të papranueshme dhe e meritojnë të dënohen. Është e vështirë të mendohet se dikush në shekullin e 21, mund ta kërcënojë dikë në këtë mënyrë”. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…