Një serb është arrestuar për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë në periudhën gjatë viteve 1998-1999.

Policia bën me dije përmes raportit 24 orësh, se arrestimi i tij u bë pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe rasti është nën hetime.

Mbrëmjen e së enjtes, mediat kanë raportuar se bëhet djalë për Caslav Joliq, polic aktiv në Beograd.

Sipas IndeksOnline, ai akuzohet për rrahjen e një kosovari nga fshati Gurrakoc pak para përfundimit të luftës.

I njëjti akuzohet edhe për tortura dhe maltretim të popullsisë civile në Istog si rezervist në ish-policinë serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ukrainasit në Severodonetsk duhet “të heqin dorë ose të vdesin”, thotë lideri separatist

Forcat ukrainase në Severodonetsk duhet të dorëzohen ose të përballen me vdekjen.…

Filipçe: Test që për 40 minuta do të tregojë nëse pacienti është i infektuar me virusin korona

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut premtoi se do…

SHBA-ja dhe Kina, konkurrencë mbi vaksinat dhe rimëkëmbjen post-pandemisë në Evropë

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të “riparojnë” e “gjallërojnë” bashkëpunimin me…

Sllavi Trifonov: E lëshova qeverinë për shkak të Maqedonisë

Lideri i “Ka një popull të tillë” Slavi Trifonov në një intervistë…

SHBA frenon euforinë e Izraelit: Mos aneksoni tokë palestineze

Shtetet e Bashkuara frenojnë euforinë izraelite. “Mos aneksoni tokë palestineze pasi kjo…