Është arrestuar njëri nga të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e dyfishtë në kafeterinë “Shisha Bar” në Kalanë e Shkupit. Burime jozyrtare të policisë i kanë thënë gazetës KOHA se kapja e njërit nga të dyshuarit ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa vijon hetimi dhe kërkimi edhe i autorëve tjerë që vranë Jeton Krivanjevën dhe Enes Isenin, ndërkohë që i plagosur mbeti Tahla Ali, kamarieri i lokalit.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, nuk ka dashur të japë informata se kush është i arrestuari dhe për çfarë vepre penale dyshohet, pasi sipas tij, lënda është në Prokurori dhe për shkak të hetimeve, informata shtesë mund të japë vetëm prokurori i rastit. Në ndërkohë, zëdhënësja e Prokurorisë, Biljana Arsovska, nuk e ka pohuar por as nuk e ka mohuar informatën se i arrestuari, është njëri nga të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në kafeterinë “Shisha Bar” në Kalanë e Shkupit.

Ndryshe, vrasja e dy të rinjve – Jeton Krivanjevës dhe Enes Isenit ka ndodhur më 6 mars, kur më shumë se dy persona, të armatosur me kallashnikov – kishin gjuajtur në drejtim të viktimave brenda në “Shisha Bar”. Autorët e vrasjes, siç kishte raportuar policia, ishin larguar në drejtim të panjohur, ndërsa për disa orë më vonë, vetura e llojit “Audi” ishte gjetur e djegur tërësisht në afërsi të unazës se Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zelensky kërkon më shumë dhe mbylljen e porteve detare për Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë armë dhe kërkoi…

Prokurorët rusë mbështesin dënimin me burg për Navalny

Prokurorët rusë kanë mbështetur një dënim me burg deri në 3.5 vjet…

Bjellorusia pritet t’i shpallë luftë Ukrainës

Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, ka thënë se Bjellorusia pritet t’i…

Vritet 30 vjeçari, dorasi i dyshuar plagoset nga policët

Një 30 vjeçar në Ferizaj dyshohet se, mbrëmë pas mesnatës, e ka…

Një mjeke në Kumanovë rezulton pozitive me Korona

Një mjeke në Spitalin e Kumanovës është një nga pesë pacientet e…