Policët ndaluan një 23-vjeçar nga fshati Sopotnicë i Demirhisarit , pasi në automjetin e tij u gjetën 44 imigrantë nga Siria, 14 prej të cilëve të mitur.

“Mbrëmë rreth orës 19:40 në vendin e quajtur “Straishte”, afër Vallandovës, zyrtarë policorë të stacionit policor për kontroll kufitar dhe vëzhgim kufitar “Star Dojran”, kanë arrestuar S.L. (23) nga fshati Sopotnicë, Demirhisar.

Gjatë kontrollit të kamionit “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, janë zbuluar 44 imigrantë nga Siria, prej të cilëve 14 të mitur”, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se imigrantët janë dërguar në qendrën pranuese-transitore, ndërsa personi është arrestuar dhe ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli.

Në koordinim me prokurorin publik, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Blinken dënon sulmin e Rusisë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dënoi sulmin e Rusisë pranë kufirit…

Kërkohet që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

Themeluesi dhe kryesuesi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus ka thënë…

Padi ndaj 9 serbëve për vrasjen e rreth 100 boshnjakëve gjatë luftës

Një prokuror boshnjak për krimet e luftës ka ngritur padi për nëntë…

Tensionet në Mesdheun Lindor/ Shtyhen negociatat mes Greqisë dhe Turqisë në selinë e NATO-s

Shtyhen negociatat midis zyrtarëve turq dhe grekë në selinë e NATO-s me…

PISA, Maqedonia e Veriut në vendin e 67

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën “PISA”, e…