Tetë ditë pas sulmit terroristë në fshatin Banjskë të Zveçanit, autoritetet shtetërore të Serbisë kanë arrestuar, Milan Radoiçiq, udhëheqësin e grupit të armatosur.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar Milan Radojiçiq, i cili para pak ditësh kishte pranuar se ishte pjesë grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.

“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë. Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, thotë MPB e Serbisë, raportin N1.  

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për ngjarjet në fshatin Banjskë.

Në sulmin terroristë  të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, ka mbetur i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe ishte plagosur polici tjetër Alban Rashiti. Në këtë aksion kanë mbetur të vrarë edhe 3 pjesëtarë të grupit të uniformuar dhe të armatosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjermania sekuestron tre apartamente të deputetit rus

Autoritetet gjermane kanë sekuestruar apartamentet e një anëtari të Dumës, kjo për…

Presidenti Biden, takim me senatorë republikanë

Presidenti Joe Biden do të takohet me 10 senatorë të moderuar republikanë…

Kurti takohet me Bjornstad, diskutojnë për bashkëpunim mes Kosovës dhe Norvegjisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim, Arne…

Zhbogar: “Reketi” u shndërrua në “reality show”

. Për ambasadorin e Bashkimin Evropian, Samuel Zhbogar, procesi gjyqësor për rastin…

Osmani: SHBA i ka kërkuar Kosovës strehimin e përkohshëm të afganëve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka konfirmuar kërkesën e Shteteve të…