Ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljoviq është arrestuar mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, raporton televizioni malazez.

Veljoviq është marrë në pyetje nga Departamenti i Policisë Speciale (SPO), i cili e ka kryer arrestimin. Siç mësohet jozyrtarisht, arrestimi i Veljoviqit ka të bëjë me një rast lidhur me kontrabandën e cigareve. Përveç Veljoviqit, është arrestuar edhe Mujo Nikoçeviq nga Podgorica.

Paraprakisht, policia ka kontrolluar banesat dhe lokalet e tjera të të dyshuarve, ndërsa provat kundër tyre janë mbledhur në bashkëpunim me Agjencinë për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit të Bashkimit Evropian – EUROPOL.

Veselin Veljoviq ka qenë në krye të Drejtorisë së Policisë të Malit të Zi në dy raste – nga viti 2007 deri në vitin 2011, dhe më pas nga korriku 2018 deri në dhjetor 2020.

Pas përfundimit të mandatit të parë, Veljoviq ishte këshilltar i presidentit të atëhershëm të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa në kohën e Qeverisë së Millo Gjukanoviqit, nga viti 2014, ishte edhe sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ambasadori gjerman reagon për sulmet ndaj gazetarëve: Mediat duhet të lejohen të punojnë lirshëm

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas sulmeve ndaj…

Kurti për Asociacionin: S’do të ketë kompetenca ekzekutive

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në raportimin e tij në kuvend për…

Ambasadori ukrainas – Gjermanisë: Mos i strehoni rusët që ikin nga mobilizimi ushtarak

Ambasadori i ri i Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeyev, i ka kërkuar…

“Ida” lë pas dëme të konsiderueshme

4 viktima. Uragani po përparon, por po e humb fuqinë Këto janë…

MASH-i sërish me premtime për tekste të reja pa fyerje dhe gabime

Janë të paktë mësimdhënësit të cilët kanë ngritur zërin kundër fyerjeve dhe…