Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se me 03.08.2022 në ora 14:40 në afërsi të një qendre tregtare në zonën e Qendrës, D.T.(35) nga Shkupi është privuar nga liria nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup. Gjatë kontrollit nga punonjësit e policisë, u konstatua se ai ishte në kërkim me pesë fletë-arreste të vuajtjes së dënimit me burg dhe gjatë kontrollit të mjetit të pasagjerëve që drejtonte iu gjetën dy pako me kokainë. Gjatë kontrollit, personi ka dorëzuar një letërnjoftim fals, të lëshuar nga Republika e Sllovenisë, me fotografinë e tij, por në emër të huaj me adresë banimi sllovene.

D.T. është ndaluar në Stacionin Policor Qendër dhe nga hetuesit e Njësisë për Krimet Ekonomike dhe Kompjuterike është konstatuar se letërnjoftimin fals e ka marrë nga një person nga Kosova në vitin 2018, me ndërmjetësim nga Spanja, teksa ka qenë duke qëndruar aty dhe e ka përdorur për të, lëvizte nëpër vendet evropiane dhe ai hyri ilegalisht në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020 përcjell KlanM.

Pas dokumentimit të rastit nga SPB Shkup, kundër tij do të dorëzohen parashtresa përkatëse. Atij nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit dhe është mbajtur në Institucionin Korrektues Ndëshkues Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mbaron afati për arritjen e marrëveshjes rreth klimës: Vendet e pasura nuk janë të gatshme të sakrifikojnë

Negociatorët në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP26) në…

Pse tre autobusët e tjerë nuk janë ndalur? A kishte kontrabandë të derivatit të lirë turk për në Shkup?

Fakti që po e huton gjithë opinionin është ajo që aq shpejtë…

Zjarr i madh në Romë, digjet ura e hekurt që ishte qendra e jetës së natës në qytet

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë dhe pjesërisht ka shkatërruar Ponte…

Paralajmërohet protesta e radhës

Rrjeteve sociale tanimë është paralajmëruar protesta e radhës e planifikuar të mbahet…

Hyrja në vend me test negativ të Covid-19

Qytetarët që hyjnë në Maqedoni nuk kanë pse të shkojnë në karantinë…