Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për plagosjen e një personi mbrëmë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova, zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Agron Borovci.

“Ndërlidhur me rastin e mësipërm veprimet hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, mashkull 60 vjeç”.

I njëjti me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për tu proceduar më tej.

Po ashtu është sekuestruar edhe një revole e llojit Beretta, që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë si dhe tre copë fishek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…