Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kontrabanduar barëra të cilat i ka sjellë nga Maqedonia e Veriut, përmes rrugëve ilegale, në Kosovë.

Më 5 shtator, rreth orës 19:40, është pranuar një informacion se nga fshati Debëlldeh-Viti janë duke lëvizur disa automjete të dyshuara, në mesin e tyre njëra dyshohej se kishte të ngarkuar mallra të kontrabanduara të sjella nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale, në ndërkohë që dy automjete të tjera kanë bërë përcjelljen e saj.

Pas pranimit të kësaj informate njësitë operative nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-taktike me ç’rast janë realizuar prita dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe në rrugët dytësore të fshatrave të Vitisë.

Njësitë poliore kanë arritur që ta ndalojnë automjetin e dyshuar me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, me ç’rast gjatë kontrollimit janë gjetur një sasi e konsiderueshme e barërave të llojeve të ndryshme (24 lloje të barërave si: Daleron, Xanax, Sintrom 4, Kalcium Karbonat, Dilakor 0.25mg, Andoll 100 mg, Promolut Nor 5mg, Helex 0.25 mg etj.) të cilat janë sjellë në mënyrë ilegale nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent i cili ka urdhëruar që personi i dyshuar të ndalohet për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar të dërgohet në terminalin doganor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti nesër në Londër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Londër të Britanisë…

Vizitë e COELA-s në Maqedoninë e Veriut

Grupi Punues përgjegjës për Zgjerimin dhe për Vendet Negociuese për Anëtarësim në…

Ursula von der Leyen arrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani

Presidentja e Komisionin Europian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Prishtinë.…

Kurti kërkon zgjedhje të reja edhe në takim me ambasadorin Orlando

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi sot se Kosova ka nevojë…

Osmani takoi nënsekretaren e shtetit, Nuland – diskutojnë për energjinë, sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Në vazhdën e takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e…