Tre persona janë arrestuar për një tentim-grabitje në Prizren, ku si pasojë të lënduar kanë mbetur pronarët e lokalit.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit, të cilët kanë qenë të armatosur me armë të gjata, gjatë përleshjes mes tyre dhe pronarëve të lokalit, ka ardhur deri tek shkrepja e armës, ku si pasojë janë lënduar pronari dhe djali i tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Tutje, Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, ka dhënë detaje për rastin, ku tha se të dyshuarit kanë shkrepur armë drejtë Policisë së Kosovës, ndërsa veturën me të cilën dyshohet se kanë ardhur deri në Prizren e kanë djegur.

“Të dyshuarit, gjatë arratisjes kanë arritur që ta lënë veturën e tyre dhe ta ndalin një veturë e cila ishte në lëvizje në ato momente dhe me forcë e detyrojnë shoferin të largohet. Të njëjtin automjet e marrin dhe shkojnë në drejtim të lagjes Jaglenicë ku shkojnë në një pompë derivatesh, marrin benzinë dhe kthehen dhe e kallin veturën me të cilën kishin ardhur deri në Prizren”.

“Të njëjtit largohen në drejtim të Suharekës, ku policia i është vënë në ndjekje, ku gjatë ballafaqimit të një patrulle të stacionit në Suharekë me grabitësit ka pasur edhe shkrepje armësh”, është shprehur Shala, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Shala tha për momentin është parashtruar kërkesa për masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve, ku u bë e ditur se të tre vijnë nga rajoni i Prishtinës dhe të tre kanë të kaluar kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pamjet e vrasjes së ish-boksierit në mes të Athinës

Një ish-boksier 58-vjeçar është vrarë në mes të Athinës në një ekzekutim…

ASH-ja kërkon dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se rritja e vazhdueshme e numrit të të…

Aksion kundër kontrabandës në veri të Mitrovicës dhe në Shtërpcë

Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës dhe në Shtërpcë është duke…

32 gazetarë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Parlamenti i Ukrainës ka thënë se 32 gazetarë janë vrarë që nga…

Në Zubin Potok, zbulohet laboratori ku kultivohej kanabis – sekuestrohen 50 kg marihuanë dhe arrestohen 6 persona

Është shkatërruar laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati…