Policia e Shtetit të Shqipërisë, gjegjësisht shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë një automjet tip BMW, me drejtues A. M. dhe pasagjer N. K, që të dy shtetas të Kosovës.

Mirëpo, gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e këtij automjeti, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një shtetase 17 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila dyshohet se po ndihmohej nga këta 2 shtetas për të kaluar kufirin në kundërshtim me ligjin.

“Nga verifikimet ka rezultuar se 17-vjeçarja kishte tentuar edhe më parë të hynte në vendin tonë, por për shkak të moshës, nuk ishte lejuar të hynte e pashoqëruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi”, ka thënë Policia e Shtetit në njoftimin për media.

Për pasojë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit A. M. dhe N. K., të dy të moshës 23 vjeç dhe banues në Prishtinë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sllovakia: Ka ardhur koha të vendosim për dërgimin e avionëve MiG-29 në Ukrainë

Sllovakia duhet të marrë vendim për dërgimin e avionëve luftarakë MiG-29 në…

Digjet një veturë me targa RKS në Zubin Potok

Një veturë me targa RKS është djegur në orët e para të…

Kosova ndalon festimet/ Hoti: Rrini në shtëpi

Kosova njoftoi shtrëngimin e masave gjatë periudhës së festave për të parandaluar…

Në Gjermani kanë frikë se kush mund ta zëvendësojë presidentin aktual rus – përmenden tre emra që janë ‘më të këqij’ se Putini

Një anëtar i parlamentit federal të Gjermanisë ka thënë të mërkurën se…

Fyerje ndaj Shqipërisë dhe simboleve kombëtare, dënohet me 8.6 vite burg Mondi Kolila! Tubimi u filmua edhe nga ekstremisti grek i vrarë, Kacifa

Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg…