Në dy kontrolle të cilat i ka zbatuar policia nëpër objekte hotelierike në Pollog, janë zbuluar më shumë femra të cilat kanë punuar si valltare dhe këngëtare.

Sipas MPB-së, në mëngjes në fshatin Çegran, në një objekt hotelierik, pronë e A.N. (49) nga Çegrani, gjatë aksionit policor, janë arrestuar 11 femra, prej të cilave shtatë nga Shqipëria, një nga Kosova dhe tre nga Maqedonia e Veriut. Ato janë arrestuar në stacionin policor Gostivar për procedurë të mëtejme.

Në aksionin e dytë në fshatin Zhelinë, Tetovë, në një objekt hotelierik pronë e J.F. (42) nëpunësit policorë kanë arrestuar tre shtetase shqiptare.

Gjatë fotodokumentimit të ngjarjes nga krim – tekniku nga SPB – Tetovë, personi SH.I (48) nga Zhelina, i cili ka qenë mysafir në objekt, e ka prishur rendin dhe qetësinë publike, për të cilin shkak edhe ai u arrestua.

Në procedurën e ngritur kundër të gjithë të arrestuarve, do të konfirmohet involvimi i tyre në tregtinë eventuale me njerëz dhe qëndrimit joligjor në vend. Pas përfundimit të procedurave, shtetaset e huaja do të dërgohen në sektorin për krim tejkufitar, migrime, të huaj dhe riatdhesim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fatime Fetai paraqet në gjykatë akuzën për rastin “I pushtetshmi”

Sot, prokurorja Fatime Fetai në Gjykatën Penale paraqiti akuzën për rastin “I…

Për një javë janë mënjanuar 218 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme nga sipërfaqet publike në Shkup

Gjatë javës së kaluar janë mënjanuar 218 automjete nga sipërfaqet publike me…

Mbyllet rruga për në Aeroportin e Shkupit nga ora 16:30

Për shkak të vizitës së papa Françeskut rruga deri te Aeroporti Ndërkombëtar…

Shembja e objektit te “Mavrovasja”, Qeveria i doli në ndihmë komunës së Çairit

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se Qeveria nuk e ka rrënuar objektin…

“Monstra”, gjashtë dëshmitarë në mbrojtje të Azirit

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin Monstra, prokurori i PSP-së Gavrill…