Gjashtë adoleshentë u arrestuan pas trazirave në qytetin zviceran të Lozanës, të frymëzuar nga trazirat në Francë, tha policia zvicerane më 2 korrik.

Më shumë 100 të rinj raportohet se dëmtuan dyqanet në qendër të qytetit zviceran.

Edhe pse intensiteti i dhunës ishte ndjeshëm më i ulët sesa në Francë, edhe në Lozanë u hodhën gurë dhe u thyen xhamat e objekteve gjatë natës. Një dyqan atletesh është dëmtuar veçanërisht shumë.

Përveç gjashtë të rinjve, në qytetin frëngjishtfolës zviceran u arrestua edhe një i rritur.

Ndërsa, në Francë u regjistrua nata e pestë radhazi e trazirave pas vrasjes së një 17-vjeçari nga një polic gjatë një ndalimi trafiku.

Vetëm gjatë natës së fundit, në Francë u arrestuan gati 800 persona, ndërsa një natë më parë ishin arrestuar 1.311 të tjerë.

“Duke u bërë jehonë të ngjarjeve dhe trazirave që shpërthyen në Francë, më shumë se 100 të rinj u mblodhën në qendër të Lozanës dhe dëmtuan bizneset”, tha policia e Lozanës në një deklaratë.

Dhuna filloi “pas disa thirrjeve në rrjete sociale”, tha policia dhe “disa xhama dyqanesh u thyen”.

“Në shumë raste, oficerëve të policisë u desh të shpërndanin të rinjtë agresivë, të maskuar, që po gjuanin me gurë dhe koktej Molotovi”, tha policia.

Rreth 50 policë u dislokuan për shpërndarjen e të rinjve. Asnjë prej tyre nuk u lëndua.

Të arrestuarat ishin tri vajza, të moshës 15 dhe 16 vjeçe – një boshnjake, një portugeze dhe një shtetase somaleze; tre djem të moshës 15 deri në 17 vjeç – një shtetas zviceran, një gjeorgjian dhe një shtetas serb; si dhe një zviceran 24 vjeç.

“Mjaft qartë, ajo që del nga ajo që kemi parë është se këta të rinj gjatë natës u frymëzuan nga situata në Francë”, tha një zëdhënës i policisë së Lozanës për AFP.

Pierre-Antoine Hildbrand, këshilltari i Lozanës që mbajti konferencën e sigurisë, i tha transmetuesit publik zviceran se “asgjë nuk i justifikon këto përpjekje të organizuara për t’i plaçkitur dyqanet”. /rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjermani, rekord eksportesh të armëve më 2019

Qeveria gjermane në vitin 2019 autorizoi një shumë rekord për eksportin e…

Britania e pranon: I kemi ofruar Ukrainës mbi 4,000 sisteme kundërtanke

Mbretëria e Bashkuar i ka furnizuar forcat ukrainase me mbi 4,000 sisteme…

Kina i bllokon 80 mijë turistë, s’i lejon të largohen për shkak të COVID-19

Rreth 80,000 turistë janë bllokuar në qytetin turistik të njohur Sanya në…

Erdogan takohet me Bidenin në margjinat e Samitit të Liderëve të G20 në Indonezi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një takim me homologun…

Vuçiq: Do ta shqyrtoj me kujdes deklaratën e Milanoviqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se dëshiron të dëgjojë…