Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në lagjen “Gvozden” në Zveçan këtë të martë, ku ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të armatimit.

Zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani , ka konfirmuar për Telegrafin se janë konfiskuar disa armë automatike, granata dore dhe eksploziv.

“Hetimet rajonale të Mitrovicës së Veriut sot kanë ndërhyrë në Zveçan, lagja Gvozden dhe kanë zhvilluar bastisje. Gjatë kësaj kohe kemi hasur në disa armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv, të cilat janë konfiskuar”, ka thënë Elshani.

Ai tutje ka bërë të ditur se lidhur me rastin nuk ka të arrestuar, por janë disa të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sulmuesi i xhamive në Christchurch dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata në Zelandë të Re e ka dënuar me burgim të përjetshëm…

Kontrolle në kazinot e Gjevgjelisë, konstatohen shumë parregullësi

Më datën 17.04.2022, nëpunës policor të Departamentit të Policisë Kriminalistike në bashkëpunim…

Përpjekja për reagim subjektiv pas një konstatimi objektiv

Pas editorialit të LMR në BFI, me titull “KRYQI NË PRESILLË TË…

Fitorja e Biden, Gjykata e Lartë hedh poshtë padinë e Trump

Gjykata e Lartë hodhi poshtë të premten një padi gjyqësore të mbështetur…

Zaharieva: Do ta ndjekim regjistrimin në Maqedoninë e Veriut

Evropa dhe Bullgaria do ta ndjekin zbatimin e regjistrimit në RMV që…